• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Gjoka e ka të qartë: Kemi vetëm një rrugë, të fitojmë ndaj Lushnjës!
Home
Futboll

Gjoka e ka të qartë: Kemi vetëm një rrugë, të fitojmë ndaj Lushnjës!

9 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Të shtunën, në orën 14:00, në stadiumin “Roza Haxhiu” do të luhet ndeshja Lushnja-Vllaznia, e vlefshme për javën e 19-të të Superligës. Një sfidë shumë interesante, por njëkohësisht edhe delicate për fatin e të dyja skuadsrave, që mbyllin tabelën e renditjes pas përfundimit të gjysmës së parë të kampionatit. Në kampin shkodran, gjatë gjithë këtyre ditëve është punuar shumë për të kaluar momentin e vështirë psikologjik, që u rëndua nga humbja e fundit me Skënderbeun. Në prag të transfertës lushnjare, trajneri Ernest Gjoka ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit shkodran, ku shpreh besimin e tij te skuadra që drejton për marrjen e fitores në këtë ndeshje.

Profesor, a e ka kaluar skuadra shokun psikologjik që mori pas humbjes së fundit?
Jemi munduar gjithë këtë javë të punojmë të gjthë për ta kapërcyer këtë situatë jopozitive, ku ndodhemi. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë dhe na duhet të bëjmë çdo gjë për të dalë nga ky makth.

Probleme me mungesat edhe në ndeshjen me Lushnjën. A do t’ju vërë në vështirësi kjo gjë për ndërtimin e formacionit?
Mungesa kemi dy, dhe për mua janë të rëndësishme, sepse bëhet fjalë për Krymin dhe Çinarin. Vllaznia ka krijuar një fizionomi me këto lojtarë. Por, gjithsesi, unë mendoj që në këto momente çdo lojtar do të bëjë maksimumin, duke treguar personalitet dhe dinjitet, për ta kaluar këtë moment delikat.

Sa e rëndësishme është për Vllazninë ndeshja me Lushnjën?
Për ne është shumë e rëndësishme. Mund të them që ne e shikojmë si jetike për vazhdimësinë këtë transfertë.

Çfarë do të ndryshoni tek skuadra për këtë takim?
Duhet të kuptojmë përgjegjësinë dhe të tregojmë që jemi të aftë të reagojmë edhe nën presion. Duhet t’ia dalim. Unë besoj se në skuadër ka djem me personalitet dhe që dinë të marrin përgjegjësi në momente të rëndësishme.

Objektiv për këtë ndeshje a është vetëm fitorja?
Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Duhet të shkojmë për të marrë maksimumin, edhe pse e dimë vështirësinë e ndeshjes. Por, në këto momente duhet të ringrihemi për hir të vetes dhe për hir të qytetit, i cili po e përjeton këtë situatë njësoj si ne. Ne e kemi detyrë jo vetëm profesionale, por dhe qytetare, që të ringrihemi. Unë besoj te skuadra, se do të arrijë të bëjë më të mirën, për të dalë nga ky ngërç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Khedira “tradhton” Higuain: Kane është bombarduesi më i mirë…
Previous article Dy muaj nga vdekja e aktorit të njohur, bashkëshortja e kujton me dhimbje e mall (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT