• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJOBITET NJË NGA RESTORANTET MË TË SHTRENJTA NË HIMARË/ Nuk lëshonte kupon, por një “shpikje”  (VIDEO)
Home
Breaking News

GJOBITET NJË NGA RESTORANTET MË TË SHTRENJTA NË HIMARË/ Nuk lëshonte kupon, por një “shpikje” (VIDEO)

7 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një biznes është gjobitur në Himarë, pasi kishte “shpikur” një faturë tatimore, një formë kjo për t’i shpëtuar deklararimet të fitimeve. Ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekomisë, Anila Denaj e cila ka dhënë lajmin, duke thënë se denoncimi kishte ardhur nga qytetari në celularin e saj.

ERTV Live😊: STOPINFORMALITETIT✋Himarë – Ecuria me kuponin është shumë pozitive në të gjithë vendin, po ka ende plot tregtarë që duan të rrezikojnë me pasojat🤭Faleminderit çdo qytetari që denoncon, çdo rast të moslëshimit të kuponit tatimor. Së shpejti gati edhe aplikacioni për smartfonin tuaj, që sëbashku ta bëjmë të papërmbajtshëm sulmin me#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 7. August 2019

Denaj tha se ky biznes lëshonte fatura në gjuhë të huaj dhe është “justifikuar se kjo gjë është për përdorim të brendshëm, por sipas një gjë e tillë është e ndaluar.

Ministrja ka qenë ditën e sotme në Himarë ku ka inspektuar disa prej bizneseve. Kjo vizitë e saj është në kuadër të aksionit kundër informalitetit, i cili ka po vijon prej ditësh, në fokus të së cilës ka qenë pastrimi i hapësirave të zaptuara nga bizneset private, por edhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Ministrja: Në zone e Himarës keni kryer inspektime. Në zonën e Himarës sa inspektime janë kryer dhe kush janë rezultatet e deritanishme?
Inspektori: Domethënë, ne në ditët që kryejmë inspektimet, bëjmë 6 deri në 8 inspektime në ditë. Domethënë, gjithmonë kur ka problematika inspektimet bëhen në cilësinë e bllokimit. Pjesa më e madhe tani është formalizuar me lëshimin e kuponit, me punonjësit, me deklarimet me të gjitha, po ka dhe vende që ka probleme si nga Booking që kanë godina të paregjistruara.
Ministrja: Ende vazhdojnë? Po ndërkohë ju keni parë një ndërgjegjësim të rritur? Domethënë shikoni nga njëra herë që vini në tjetrën që ka përmirësim?
Inspektori: Po, nga java e kaluar në këtë javë dhe xhiro ditore, se ne kontrollojmë dhe xhiron ditore, është goxha në rritje dhe numri i punonjëseve në shtim. Xhiron ditore e shikojmë nga sistemi.
Ministrja: Po dhomat i kontrolloni në raport me vendosjen e një transparence me listen e çmimeve dhe atë të reflektuar te kuponi.
Inspektori: Po, po. Dhomat jo që kontrollohen me listën e çmimeve, po kontrollohen dhe deklarimet. Subjekti mund të thotë që kam pesë dhoma të zëna, kontrollohen dhomat e lira, nëse janë vërtetë të lira apo jo. Kontrolli bëhet i imtësishëm në pjesën e dhomave, tek të gjitha edhe tek punonjësit.
Ministrja: Keni evidenca të shkeljeve në rajonin e Himarës, në zonën e Himarës?
Inspektori: Kemi pak a shumë në lidhje me subjektet e paregjistruara, domethënë që vazhdojnë akoma. Gjatë javës që kaloi unë kam bërë tre bllokime të subjekteve të paregjistruara dhe vazhdojmë akoma kontrollin.
Ministrja: Në fakt ne sot erdhëm këtu edhe për një denoncim të një qytetari, i cili dërgoi një faturë jo tatimore në rrjetet sociale. Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu. Kjo është një çështje e modelit të biznesit, i cili përsa kohë ka një klientelë është shumë mirë, por sidomos për këto biznese është shumë e rëndësishme të fusin në konsideratë që kjo faturë nuk duhet të ekzistojë.
Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denocuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.

Në radhë të parë një falenderim për të gjithë qytetarët dhe shqiptarët të cilët denoncojnë. Në fakt denoncimi vjen si një mjet, i cili ndodh pasi qytetari ka kërkuar kuponin dhe ai nuk vjen. Kemi pasur dhe raste të tilla që duhet të kërkojmë dy herë kuponin kur kërkojmë një shërbim dhe besoj që ka sjellë dhe një farë shqetësimi tek qytetari që e ka denoncuar.
Kërkoj edhe një herë që këtë denoncim ta bëjnë në të gjitha mënyrat, qoftë në rrjetet sociale, në Facebook, por edhe tek aplikacioni i ri StopInformalitetit, cili do të jetë këtë fundjavë i përdorueshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha i kërkojmë të gjithë bizneseve të heqin dorë nga ekzistenca e kuponave të tjerë. Në çfarëdo lloj gjuhe të jenë ato fatura nuk do të zëvendësojnë kurrë faturën tatimore. Është shumë e rëndëishme që biznese të cilët kanë shkelje të mëparshme në sistemin tatimor të mos përdorin më këto faura, pasi janë në monitorim dhe do jemi çdo javë këtu për të kuptuar nëse ka ndryshuar sjellje dhe janë futur në rrugën e ligjit, apo do të vendosim masa deri tek ato më ekstreme në bllokim. Edhe njëherë kërkojmë të mos arrijmë në këtë situatë. Kërkojmë që bizneset në të gjithë sektorët edhe të hotelerisë dhe të turizmit në aspektin e restoranteve dhe bareve, të kenë mundësi të respektojnë ligjin 100%. Njëkohësisht është kërkuar që të inspektohet edhe gjatë natës. Ju do të jeni sot dhe në ditët në vijim, deri në fundjavë dhe do të përsërisni atë në frekuencën tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBROJTËSI I EKIPIT PREKU TOPIN ME DORË/ Shikoni si Xavi shfaqet nervoz në debutimin e tij si trajner (VIDEO)
Previous article PA HUMBUR KOHË/ Nis puna në Bashkinë e Vorës, aksion pastrimi në të gjithë territorin e saj

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Aktualitet

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në...

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO) Aktualitet

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT