• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJOBËVËNIE BIZNESMENIT/ Kush është Lavdërim Tufa, personi që vrau Fatmir Ramën
Home
Breaking News

GJOBËVËNIE BIZNESMENIT/ Kush është Lavdërim Tufa, personi që vrau Fatmir Ramën

27 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lavdërim Tufa i arrestuar sot me akuzën e kërcënimit të një biznesmeni në Tiranë për llogari të një italiani është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai u dënua me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama në 2003 ne Tiranë, por u lirua pas 11 vitesh.

Në mbrëmjen e datës 29 mars 2003, Fatmir Rama së bashku me të njohurit e tij, Ylli Kelmendi, Nazmi Çela, Kristaq Cani dhe Flamur Rrapaj, kanë qenë të ulur në një nga tavolinat e restorantit të katit të parë të kompleksit Kartodrom.

Ata, për shkak të njohjeve që kishin me njëri-tjetrin dhe të faktit që po zhvillohej ndeshja e futbollit e përfaqësueseve Shqipëri – Rusi, kanë qëndruar së bashku ditën e ngjarjes. Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës. Si rezultat i breshërisë së plumbave humbën jetën Fatmir Rama, Julian Durishti dhe Kristaq Cami.

Lavdërim Tufa u zbulua nga provat e gjetura në kapuçin me mbishkrimin “champion”, ku u gjet një njollë gjaku dhe një fije floku me gjatësi 7 mm. Ai u kap një vit pas vrasjes te Kartodromi, ndërsa ka ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit, madje dënimi i formës së prerë u firmos vetëm në 2013, por në 2015 doli me kusht.

Gjykata në vitin 2006 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Apeli në vitin 2007 vendosi ta lërë në fuqi këtë vendim. Gjykata e Lartë, në shkurt të vitit 2009, prishi vendimin dhe e delegoi çështjen sërish në Apel, i cili në muajin maj 2009 vendosi të prishë vendimin e burgut të përjetshëm dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Prokuroria i bëri rekurs këtij vendimi, por Gjykata e Lartë në shtator 2009 vendosi të mos e pranojë kërkesën.

Çështja kaloi në Gjykatën e Tiranës, e cila kreu një hetim të ri gjyqësor dhe e dënoi me 20 vite burg. Por ai arriti që gjatë kohës që ishte në burg të përfitonte disa herë ulje. Ndërsa gjyqtarja Enkeledi Hajro në datën 26 mars 2015, vendosi lirimin duke pezulluar pjesën e mbetur të dënimit prej 1 vit, 8 muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim, për një kohë prove prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe i dënuari mos të kryejë vepër tjetër penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKIMET PËR KORRUPSION/ Lëvizjet në Hipotekë. Ja kush zgjidhet drejtori i ri (EMRI)
Previous article LEGJENDA E JUVES/ Buffon: Kombëtarja e Italisë ka vetëm një talent

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT