Policia Rrugore e Lezhës, mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional “Tispol”, ka pasur në fokus edhe menaxhimin e fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit.
Në funksion të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( të pa pajisur me leje drejtimi).
- Janë tërhequr 123 leje drejtimi.
- Janë vendosur gjithsej 647 masa administrative,
- 258 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
- 41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
- 144 masa për parakalim të gabuar,
- 40 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Janë ndaluar administrativisht 10 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.


