• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJOBA FARMACIVE/ SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët, mes tyre i biri i një ish-prokurori
Home
Aktualitet
Kronikë

GJOBA FARMACIVE/ SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët, mes tyre i biri i një ish-prokurori

25 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK ka dërguar për gjykim 3 zyrtarët të cilët u arrestuan më 27 janar të këtij viti pasi u vinin gjoba farmacive. Dy specialistët Luan Çiçi, djali ish prokurorit të Krujës, Armando Luka dhe përgjegjësja e Agjencisë së Barnave Besiana Xhelili merrnin 30 deri në 50 mijë lekë që mos ndëshkonin farmacitë e kryeqytetit në gjoba kur konstatonin shkelje.

Si funksiononte skema e tre bashkëpunëtorëve?

Besiana Xhelili, e cila ishte përgjegjëse e Agjencisë së Barnave në Tiranë, pavarësisht se në organikën e punës kishte në dispozicion 15 punonjës si specialistë për të kryer kontrolle nëpër farmaci, dërgonte vetëm Luan Çiçin dhe Armando Lukën. Të dy, në marrëveshje me eproren e tyre Xhelili merrnin ryshfet tek kompanitë e barnave farmaceutike dhe farmacitë dhe në vijim përshpejtonin procedurat kur i gjenin në shkelje. Pasi merrnin paratë, të tre i ndanin me njëri-tjetrin.

Babai i Luan Çiçit, prokurori Bujar Çiçi, rezulton të jetë shkarkuar një herë nga detyra në vitin 2008 me kërkesë të kryeprokurores së asaj kohe, Ina Rama dhe vendim të Presidentit për shkelje të rënda me detyrën. Për prokurorin Çiçi, në vitin 2014 u morën masa administrative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për mos deklarim në kohë të pasurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EURO 2024/ Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri
Previous article THEU MASËN "ARREST SHTËPIE"/ I riu kapet duke shitur drogë në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT