• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJOBA, ARMA E FUNDIT”/ Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Asnjë kontroll…
Home
Politikë

“GJOBA, ARMA E FUNDIT”/ Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Asnjë kontroll…

2 September, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama paralajmëron inspektorët që të ushtrojnë detyrën dhe jo të gjobisin biznese apo t’i shantazhojnë ato, në kundërshtim me ligjin.

Në një takim me ministren Delina Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Dashnor Sula, kreu i qeverisë theksoi se gjoba është arma e fundit që duhet të aplikojë inspektori në terren, dhe jo të vendosë ‘shpata’ shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve.

Ai shtoi mes të tjerash se nuk duhet të ketë asnjë kontroll pa paralajmërim. Mes të tjerash Rama tha se qëllimi i qeverisë nuk duhet të jetë që të kapë subjektet në gabim, por t’i ndihmojë ato në zbatimin e ligjit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social, kryeministri jep edhe shpjegimet me video-postim për rastin në fjalë.

Rama tha se:

“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e “Besës”. E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh.

Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët dhe e dyta; gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e para dhe kurrë një “shpatë” shantazhi në qafën e sipërmarrësit për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë.

E treta; kujt i vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat, duhet ta denoncojë menjëherë tek Inspektori i Përgjithshëm.

Kjo nuk është ankese, kjo është e drejtë dhe këtë të drejtë, ne mund ta vendosim vetëm së bashku, qeveria dhe sipërmarrja.

Dhe së fundi, së shpejti, çdo inspektor që troket në emër të shtetit tek dera e një tatimpaguesi të kësaj republike, do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, që të dish kush është, çfarë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyrur nga Inspektorati i Përgjithshëm.

Shteti që hyn në derën e njerëzve, duhet t’i bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË BERAT/ Po prisnin të hapej semafori, furgoni merr para çiftin e të moshuarve... (EMRAT)
Previous article LARGOHET MINISTRA E SHËNDETËSISË/ Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj Politikë

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

LARGOHET MINISTRA E SHËNDETËSISË/ Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama Breaking News

LARGOHET MINISTRA E SHËNDETËSISË/ Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama

“SPAK NË QENDËR TË LUFTËS GLOBALE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR”/ Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine Politikë

“SPAK NË QENDËR TË LUFTËS GLOBALE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR”/ Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT