Gazetari investigativ Artan Hoxha nuk i ka kursyer akuzat e tij ndaj mënyrës së financimit të zgjedhjeve në vendin tonë.
Duke kujtuar një shprehje të baronit të drogës, Pablo Eskobar, ai lë të nënkuptohet se mafia financon të dy krahët politikë, si të majtë, edhe të djathtë në vendin tonë.
Ai shton se pak rëndësi ka kush i fiton zgjedhjet, pasi sido që të shkojë, trafikantët janë gjithsesi të fituar.
Statusi i plotë i Artan Hoxhës:
Pse te financojme nje kandidat per president kur mund ti financojme te dy?!!! Nuk ka rendesi cili fiton nga ata, e sigurte eshte se sido qe te shkoje, fitojme NE”….
Nje keshille qe i qendron kohes nga Don Pablo Eskobar….
E cuditshme sa aktuale duket ne Shqiperi, trafikantet dhe biznesmet me te suksesshem i financojne te dyja palet, nuk ka rendesi cila parti fiton zgjedhjet, rendesi ka qe gjithnje fitojne ATA…”


