Sot shënon data 14 Shkurt dhe njohet si dita e Shën Valentinit ose dita e dashurisë. ALPENEWS.AL ju sjell gjithaçka rreth kësaj feste.
Të mërkurën është 14 data 14 dhe ndonëse shumica e të dashuruarve thonë se nuk kanë nevojë për një datë të caktuar për të shprehur ndjenjat që kanë, kjo ditë simbolizon pikërisht ditën e tyre. Por si lindi festa që sot ka pushtuar botën?
Ajo nisi në trajtën e një legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së Mbretëreshës Viktoria.
Shën Valentini njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, pasi siç rrëfehet, Klaudio, Perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë.
Ku urdhër u kundërshtua nga burrat, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Si kundërpërgjigje, Perandori anuloi të gjitha kurorat martesore, apo fejesat e kohës. Shën Valentini, në kundërshtim me urdhrin e rreptë martonte çiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shën Valentini u arrestua e u dënua me prerje koke.
Tashmë ajo njihet si festë e cila nuk i përket një besimi të caktuar, ndaj edhe fitimet e tregtarëve janë të jashtëzakonshme.
Në Shtetet e Bashkuara, 14 shkurti është industri më vete, që gjeneron 14.7 miliardë dollarë. Tregtarët e luleve thonë se gjysmën e fitimeve vjetore ata e bëjnë vetëm brenda një dite: që është 14 shkurti.
Dhuratat e Shën Valentinit nisin nga më simboliket si letra apo lule, deri tek udhëtimet luksoze apo unazat me diamantë.
SI TA RREGULLONI TRYEZEN MBREMJEN E SHEN VALENTINIT?
Çfarë përbën në të vërtetë një darkë romantike? Kjo pyetje mbase rrotullohet në mendjen tuaj këto ditë, ndërsa mendoni për ditën e Shën Valentinit. Si mund të krijojmë atmosferën që duam në shtëpinë tonë, në mënyrë që mbrëmja që kalojmë me të dashurin e zemrës të jetë ajo që duam?
Më poshtë po ju propozojmë disa mënyra se si mund të rregulloni tryezën tuaj, në mënyrë që atmosfera të jetë vërtet romantike.
Rezultati përfundimtar do të jetë një darkë e qetë për dy në një gjysmëerrësirë të këndshme.
1. Pak ndriçim dhe kontrast
Tonaliteti gri i tryezës, qeramika e zezë dhe enët e kuzhinës, të vendosura diku nën një ndriçim të zbehtë i japin tryezës pak ndriçim dhe ngjyra të errëta nate. Këto tone të errëta krijojnë një ambient shumë më të përshtatshëm se ai i krijuar nga paletat tradicionale të kuqe dhe të ndritshme ngjyrë trëndafili.
Zbukurimet e tavolinës dhe fjongot prej kadifeje në ngjyrën e verës e kompletojnë këtë skemë ngjyrash. Dhe mos harroni qirinjtë. Duke përdorur qirinj të vegjël të bardhë do të krijoni një lloj kontrasti çlodhës përkundrejt elementeve të errët.
2. Zgjidhini vetë lulet tuaja
Besojmë se të gjithave na pëlqen të marrim lule, por një ide e mirë mund të jetë që të marrim vetë lulet e preferuara, që nuk janë domosdoshmërisht trëndafila. Disa lule pak elegante nga luleshitësit lokalë janë shumë mirë se sa të shpenzoni shumë më shumë për disa lule të tjera, që janë më të lira por vetëm se janë të paketuara ndryshe kushtojnë më shtrenjt. Ajo që iu duhet është vetëm t’i vendosni lulet tuaja në një vazo të thjeshtë.
3. Vini theksin në materiale interesante
Diçka e thjeshtë si një oborr i pasur me fjongo kadife mund të shtojë hijeshinë e ambientit tuaj në mënyrë të konsiderueshme. Mund të argëtoheni duke mbështjellë me fjongo çdo pjatë ose çdo pecetë. Vini në punë fantazinë. Ndërkohë që një degëz e gjelbëruar e kompleton këtë lloj arredimi, duke krijuar një lloj kombinimi dhe kontrasti të natyrës me kadifenë e fjongove.
4. Përgatituni paraprakisht
Gjatë takimit në darkë ajo çfarë doni është të jeni të përqendruar te njëri-tjetri, pa u bërë robër të kuzhinës. Për këtë, shumë nga ushqimet është mirë të përgatiten që më parë. Në këtë mënyrë, mund t’i jepni partnerit tuaj vëmendjen tuaj të plotë, një gjest admirimi i vërtetë dhe real.
ÇFARE TE GATUANI PER SHEN VALENTIN?
Picat janë një nga ushqimet më të preferuara në çdo kohë, kështu që nuk ka pse të bëjë përjashtim Shën Valentini. Nëse e dashura juaj është e fiksuar pas picës dhe në të njëjtën kohë pret edhe t’i dhuroni lulet tradicionale, me një gur mund të vrisni dy zogj: dhurojini trëndafila-pica!
Ja si përgatiten:
• Blini brumë pice të gatshëm
• Priteni në formë katrore
• Brumin katror ndajeni në shirita
• Shiritat mblidhini në role
• Merrni sallamin dhe priteni në copa, përpara se ta vendosni në roletë që i keni hapur sërish
• Shtojini salcë dhe djathë pice dhe mblidheni sërish role
• Piqini për 15 minuta në temperaturën 220 gradë

Valentine’s day gift, white wine, red ribbon old wood table
Si TA FESTONI SHEN VALENTININ?
Të gjithë ju që jeni në një marrëdhënie, me siguri keni filluar të planifikoni gjithçka për ta bërë Shën Valentinin ditën më të bukur për të dashurit tuaj. Ne ju sugjerojmë disa mënyra që do ta bëjnë shumë të veçantë këtë ditë.
Bëni një banjë ku të zhyteni në petale, çdo gjë do jetë shumë romantike.
Merrni një mbulesë, një shishe verë, disa ushqime të vogla dhe bëni një piknin në natyre ose shkoni pranë detit.
Gatuani gjërat e preferuar të të dashurit ose të dashurës dhe shtroni një drekë ose darkë romantike.
Organizoni mëngjesin në shtrat, nuk ka gjë më romantike se kjo.
ÇFARE TE DHURONI PER SHEN VALENTIN (pa futur dorën në xhep)
Shën Valentini është kaq pranë dhe tani po që jua qajmë hallin vajza dhe djem. Një pyetje e tmerrshme ju mundon patjetër: Çfarë t’i dhuroj? Le të jemi të sinqertë, edhe sa herë do t’i përsërisni të njëjtat dhurata vit pas viti: arush, lule, çokollata, bizhuteri etj? Keni menduar ndonjëherë se sa e sa dhurata mund t’i bëni partnerit, prindërve, miqve etj me pak para? Prandaj, tregohuni më kreativë se kaq!
Dhuroni një vazo me ‘Arsyet pse të dua’ dhe mrekullohuni nga sytë e tij/saj kur të lexojë shprehjet romantike.
Ose ‘Puthje për ditët që buzët tona nuk takohen’…sa herë do të rrotullohet nëpër dhomë, sytë do t’i shkojnë tek vazoja me buzët e tua të stampuara. Ju duhet thjesht një vazo dhe disa letra; praktikisht 0 lekë.
Diçka e ngjashme, por këtë herë me letrat e bixhozit (pa vaj plazhi :P) që kushtojnë vetëm 50 lekë.
Oh, mos kujtoni se shpëtuat nëse keni një dashuri në distancë. Printoni hartën e vendodhjes suaj, një avion dhe blini një kornizë. Në total ju duhen jo më shumë se 1000 lekë.
Ja dhe një tjetër ide e ngjashme.
Letrat nuk dalin kurrë nga moda. Një letër është zgjedhja ideale për dikë që vlerëson detajet (sidomos shenja e Virgjëreshës, Gaforres, Shigjetarit, Peshqit, Binjakët). Mos harroni, 0 lekë dhe super emocione!
Pse jo një kartolinë e tillë tek lulet, por ajo kartolina e zakonshme dhe e mërzitshme?
Nëpër dyqane që shesin bojra gjeni edhe produkte të përshtatshme për materiale si porcelan ose qelq dhe me to mund të vizatoni çfarë të doni në filxhanët tuaj të personalizuar. Disa ide jua dhamë.
Merrni ndonjë kornizë të vjetër në shtëpi, lidhni tre fije spangoje dhe varni fotot tuaja – kaq e lezetshme dhe romantike.
Por, nëse nuk ju vjen dorsh për produktet handmade, mund të shikoni edhe disa dyqane online në Instagram që promovojnë gjërat handmade dhe të personalizuara: cupidgifts, albanian_online_shop, dhurata_eas etj. Nëse mendoni se nuk kanë sy e keni gabim, pasi dhuratat e personalizuara tregojnë përkushtim maksimal dhe janë unike.
Ps. Kjo guidë nuk vlen për skeptikët, që mendojnë se dashuria nuk pret data dhe se Shën Valentin kanë çdo ditë. Ju e keni të zgjidhur problemin.
AlpeNews.al





