• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjithçka për tre protagonistët e AKSIDENTIT TRAGJIK me dy të vdekur sot në Durrës (DETAJE)
Home
Ekskluzive

Gjithçka për tre protagonistët e AKSIDENTIT TRAGJIK me dy të vdekur sot në Durrës (DETAJE)

22 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Maminasit gjatë mbremjes së djeshme  në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 060 SP ka përplasur nga mbrapa një taksi me targa me targa DR 475 TX dhe si pasojë  kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi Bujar Agalliu 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia Elena Abdillari, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si rezultat i shpejtësisë së lartë. Gjatë përplasjes taksia ka devijuar dhe është futur në një pikë karburanti që ndodhej aty pranë. Në mjetin tip ‘Benz’ nuk është gjetur asnjë person. 

Ky është taksisti 60-vjeçar nga Durrësi Bujar Agalliu, që humbi jetën mbrëmë në një aksident të frikshëm rrugor, teksa ishte duke çuar një kliente në Tiranë, 23-vjeçaren Elena Avdillari, e cila mbeti gjithashtu e vdekur.

FATJON ZHAPORJA është pronari i automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në hyrje të Maminasit natën e mbrëmshme. Ende nuk dihet asgjë për të, teksa po kërkohet nga policia.

Misteri fillon që nga dyshimet e policisë në lidhje me ngjarjen. Mjeti që përplasi taksinë në të cilën udhëtonte 23 vjeçare u braktis në momentin e aksidentit dhe viktimave nuk iu dha asnjë lloj ndihme.

Vajza që shihni në foto është Elena Abdillari, 23-vjeçarja që humbi jetën pas aksidentit tragjik.

Në sediljen e parë të mjetit të braktisur kishte shenja gjaku.Nga ana tjetër në portofolin e 23 vjeçares u gjet një biletë udhëtimi për në itali. Nga burimet e Policisë kufitare 23 vjeçarja nuk është paraqitur fare në sportelin e kontrollit të dokumenteve.

ÇFARE NDODHI?

Viktima nuk ishte paraqitur madje as në sportelin e portit të Durrësit për të bërë verifikimet, ndërsa aty ka marrë një taksi dhe është nisur për në Tiranë. 23-vjeçarja thuhet se ishte e martuar dhe se jetonte në zonën e Kombinatit.

Sot, ka folur edhe e ëma e Elenës. Ajo tha se nuk e dinte arsyen pse vajza nuk ishte nisur për Itali.
“Vajza shkonte shpesh në Itali, kjo ishte hera e katërt. Punonte me disa shoqe atje.
Kishte me vete 600 euro, dhe garancinë e udhetimit.
Nuk e di se çfarë problemi pati vajza që nuk u nis për Itali. Elena ishte e martuar por jetonte tek ne. Lajmin e mora vesh nga shoqet e saj në Itali. Elena na ndihmonte gjithmonë se jemi të varfër, tha ajo.

Dëshmitari rrëfen:Taksia përfundoi në karburant. Benzi i ra shumë fort nga brenda, po nuk e dimë se ku ka përfunduar. Taksisti ndërroi jetë në vend, ndërsa vajza që ishte pasagjere ngeli shumë kohë brenda.”
Ndërkohë, në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se ka qenë një mjet që i ka rënë taksisë nga pas dhe nga përplasja e fortë, ajo ka devijuar dhe ka përfunduar në karburant.

SOT: Gjithçka është kthyer në mbeturina. Sendet personale, stilolapsi, atletet e bardha që i kishte veshur, një palë këpucë të kuqe në bagazhet e saj, një rimel për sytë. Kjo është pamja që të ofrohet pak orë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, në hyrje të Maminasit ku pas mesnatës së kaluar.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Stërvitja e pazakontë, ushtarët duhet të pinë gjak kobre
Previous article Studimi/ Shumica e personave të suksesshëm kanë këtë veçori të përbashkët

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT