• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJITHÇKA E REGJISTRUAR/ Si do bëhet izolimi i KOKAVE TË KRIMIT në burg
Home
Breaking News

GJITHÇKA E REGJISTRUAR/ Si do bëhet izolimi i KOKAVE TË KRIMIT në burg

25 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

–Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për regjimin e posaçëm në burgje për të dënuarit e sigurisë së lartë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka zbardhur draftin me projektligjin që parashikon rritjen e sigurisë në burgje.

Për të burgosurit dhe të paraburgosurit e sigurisë së lartë parashikohet zero kontakt me botën jashtë, ndërsa takimet do të regjistrohen me audio dhe video.

Ata mund të takojnë familjarët apo ti telefonojnë vetëm njëherë në muaj, ndërsa gjithçka do të jetë e regjistruar.  Kësaj kategoria të të burgosurve do t’u ndalohet përdorimi i vlerave monetare që vijnë nga jashtë.

Gjithashtu parashikohet kufizimi i orarit të ajrimit për të burgosurit deri në 1 orë në ditë. Të burgosurit kanë të drejtën e ankimimit për këto masa që parashikohen në projektligj.

Me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit.

Pas depozitimit projektligji do të kalojë në komisione më pas në Kuvend për t’u votuar.  Nisma e qeveria ka për qëllim izolimin e të burgosurve, elementë të caktuar me rrezikshmëri të lartë rezulton se drejtojnë aktivitetin nga qelia.

Nisma ligjore bazohet në modelin italian, e njohur me emrin “41-bis”. Të dënuarit apo të dyshuarit për krim të organizuar, mafia apo terrorizëm nuk do të kenë më asnjë kontakt me njerëz të brendshëm apo të jashtëm.

Çfarë është modeli italian “41-bis”?
Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze.

Kjo masë u prezantua në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.

Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar.

Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minuteshë në muaj, edhe ajo e regjistruar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIKANTE/ Në El Clasicon e fundit pa Messin e Ronaldon, Iniesta dhe Sneider ishin me flokë
Previous article MENDONIM SE E KALONTE NATËN ME GJIKON/ Elita Rudi argëtohet në shoqërinë e... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT