Para disa ditësh ka pasur rrëshqitje dheu në Gjirokastër ku rrezikohej të shembet një pallat dhe disa shtëpi private. Pas disa thirrjeve për ndihmë të banorëve, Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami ka shkuar në vendngjarje për të parë situatën.
Pas verifikimeve dhe konstatimeve të çarjeve jo shumë larg pallatit, pritet të dalë urdhri për evakuimin emergjent të 15 familjeve të pallatit në Gjirokastër.


