• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjirokastër-“Kufiri i gjelbër”/ Arrestohen 2 punonjës të policisë kufitare dhe një shtetas (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

Gjirokastër-“Kufiri i gjelbër”/ Arrestohen 2 punonjës të policisë kufitare dhe një shtetas (EMRAT)

14 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni ‘Green border’ – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arreston 2 punonjës të Policise Kufitare dhe 1 shtetas, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kanë goditur një rrjet të trafikimit të qënieve njerëzore, mes tyre edhe punonjës policie. SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal.

Ditën e sotme, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë:

– Timo Ciko, 50 vjeç, shef i ruajtjes së kufirit të gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;

– Bledar Duçka, 43 vjeç, trup shërbimi për kufirin e gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;

– Shpëtim Brakaj, 41 vjeç, nga Fieri.

Kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, të siguruar nga shtetasi Brakaj, punonjësit e Policisë në vijën kufitare, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore. Shtetasit që kalonin përmes pagesave tek rrjeti i dyshuar i trafikuesve, e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të lirë. Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestruar një sasi euro, lekë, dollar, telefona celularë dhe 1 automjet. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Stresi na shuan kureshtjen. Zbulon përse e thërrasin me këtë pseudonim
Previous article I përdhunuan mbesën 13 vjeçare, habit gjyshi i saj me deklaratën e tij: S'janë të hajrit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT