Vera ka ardhur drejt fundit dhe disa ishin destinacionet “e reja” në Shqipëri që na mbetën padyshim në mendje këtë vit.
Njëri prej tyre, tejet i lakuar është edhe Gjiri i Gramës i ndodhur në Gadishullin e Karaburunit.
Një e veçantë e tij është se Gjiri i Grames ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtiresi pergjate ketij bregdeti te rrezikshem ne vështirësitë e motit.
Sot, ky gji është një nga me te frekuentuarit në Karaburun. Me anë të guidave turistike, arritja në gjirin e Gramës është bërë më e lehtë dhe për të gjithë ata që duan një ditë “private” në plazh, ky gji me siguri do e plotësojë këtë kërkesë. /AlpeSummer.al



