• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjiknuri në Vaun e Dejës: Shkarkimet të kontrolluara, s’ka rrezik për përmbytje masive
Home
Sociale

Gjiknuri në Vaun e Dejës: Shkarkimet të kontrolluara, s’ka rrezik për përmbytje masive

7 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë inspektimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës tha se shkarkimet janë të detyrueshme, por nuk ka vend për panik pasi janë të kontrolluara. Gjiknuri tha se s’ka rrezik për përmbytje masive si në 2010-2011.

“Ndodhem këtu në hidrocentralin e Vaut të Dejës, në qendrën e kontrollit, për të monitoruar nga afër situatën se si Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare po menaxhon, një situatë jo normale të prurjeve të ujit. Ju e dini që kohët e fundit ka patur reshje të shumta dhe një ngritje të menjëhershme të temperaturave, gjë që ka bërë që ditët e fundit prurjet të shkojnë në përgjithësi në gjithë kaskadën mbi 2500 metër kub/s, pra prurjet natyrale. Sot që flasim, për shkak të mirëmenaxhimit dhe të një administrimi shumë të mirë të të gjithë baseneve të kaskadës bëhet e mundur që të shkarkohet jo më shumë se 1450 metër kub të prurjeve poshtë. Gjë që do të thotë që nëse kjo gjë nuk do të ishte menaxhuar sic duhet dhe të gjitha prurjet në kaskadë do të shkarkoheshin poshtë, pra në nivelin 2500 m kub, patjetër përmbytjet do të ishin të dukshme dhe do të kishim përmbytje të mëdha, të ngjashme me ato që kanë parë shqiptarët në vitin 2010 dhe besoj njerëzve iu kujtohet. Ne po e monitorojmë situatën të gjitha masat janë marrë, stafi është në gatishmëri të plotë. Kuptohet në varësi të prurjeve edhe shkarkimi i ujërave do të bëhet në përputhje të plotë me rregulloren por ne besojmë me këtë situatë që është, impakti do të jetë minimal, nëse do të ketë shkarkime të tjera të ujërave. Sot që flasim, ato pak përmbytje që kanë ndodhur nuk kanë ndodhur për shkak të shkarkimit të ujërave nga kaskada. Më shumë janë përmbytje natyrore në ato fshatra që ka ndodhur, por nëse do të ketë shkarkime të mëtejshme, edhe nëse do të ketë përmbytje, impakti do të jetë jashtëzakonisht i vogël. Por mos harrojmë që ka një rregullore që menaxhon kaskadën, ka një mirëadministrim që do të thotë prurje natyrale është dyfish i asaj që po shkarkohet sot, këtë duhet të kuptojmë. Pra, natyra sjell 2500 metër këta shkarkojnë jo më shumë se 1450 m, do të thotë që pjesa tjetër po rezervohet dhe po menaxhohet mes baseneve brenda kaskadës”- tha Gjiknuri.

Z.ministër, a rrezikojmë të kemi shtim të shkarkimeve në ditët në vijim, duke qenë se është dhënë një paralajmërim?

 Në varësi të motit, realisht paralajmërimi është që do të kemi reshje të mëtejshme, dhe një pjesë e madhe e borës ju e dini që është shkrirë dhe potencialisht prurjet do të jenë të mëdha. Fierza sot ka shumë mundësi që në darkë të shkojë në kuotën e 295 metrave dhe maksimumi që mund të shkohet me rregullore është 296 metër për sezonin që flasim. Nëse do të kemi prurje të mëdha, jemi të detyruar të shkarkojmë më shumë.  Por jam i bindur që nga këto të dhëna që duken që nuk do të jemi në ato përmasa të shkarkimeve të vitit 2010, sepse ai mbahet si një skenar, që deri diku mund të quhet një skenar i keq. 

Ka patur një deklaratë nga ana e kryetares së bashkisë Shkodër për shkak se nuk informohet pushteti vendor mbi sasinë reale të shkarkimeve dhe përmbytjet në zonën e nënShkodrës kanë ndodhur pikërisht për shkak të shkarkimeve të Vaut të Dejës?

Për ta sqaruar edhe opinionin publik. Çdo raport i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare në lidhje me shkarkimet është raport zyrtar. I paraqitet shtabeve të emergjencave, paraqitet në të gjitha institucionet shtetërore dhe nuk ka asnjë sekret. Shkarkimet janë të dhëna zyrtare dhe asnjë nuk mund ta manipulojë dhe të luajë me të. Pra janë dokumente zyrtarë pasi është ujë i derdhur, një pjesë prodhohet energji, pjesa tjetër derdhet, pra nga kjo pikëpamje besoj se nuk ka vend për spekulime pasi kemi të bëjmë me të dhëna zyrtare.

Është kërkuar të funksionojë për zonën e nënShkodrës një ligj i veçantë, siç ndodh me rentën minerare për shkak se çdo vit përmbyten këto zona dhe drejtpërdrejtë i është kërkuar KESH-it kompensim, pasi edhe nga përmbytjet e shkuara ka pretendime që nuk është kryer i plotë ky dëmshpërblim?

 Dëmshpërblimi në përgjithësi është kryer. Megjithëse në atë kohë ju ngarkua KESH-it, për mendimin tim dhe nga informacionet që kam, ju ngarkua një përgjegjësi që nuk e ka pasur. Megjithatë dëmshpërblimi përgjithësisht është kryer. Së dyti, mjafton t’ju them faktin që po shkarkohet më pak sesa ka prurje, HEC-et ndihmojnë në përballimin e përmbytjeve. Shikoni rastin e Vjosës. Sa herë ka shira në Vjosë gjithmonë përmbytet zona ku derdhet Vjosa. Pse? Sepse nuk ka diga për ta mirëadministruar. Kaskada e Drinit ndihmon ne menaxhimin e ujërave dhe kur vjen pika që prurjet janë më të mëdha sesa mundësi për të menaxhuar ujin patjetër do ketë. Ju e dini shumë mirë, përpara sesa të ndërtoheshin këto hidrocentrale zona e nënShkodrës ka qenë e gjitha kënetë. Sepse Drini nuk e përballonte dhe nuk menaxhohej. Digat kanë ndihmuar për administrim

A do të ishte më mirë të paralajmëroheshin banorët që të shpëtojnë sa të munden, nëse do ketë do jetë a pamundur që të evitohen shkarkime të mëtejshme?

 Shteti operon me protokolle dhe me rregulla. Do të thotë ka një shtab emergjence të ngritur. Ka një shtab në Tiranë dhe ka struktura të veçanta të cilat në momentin kur mund të ketë rreziqe të tilla për përmbytje janë të detyruara të bëjnë paralajmërime dhe me çkam qenë dëshmitarë edhe në Vjosë përpara disa muajve kur kishte përmbytje në kohë u paralajmëruan banorët. Pra në këtë pikëpamje shtabet po funksionojnë dhe nëse do të ketë rrezik për përmbytje jam i bindur që edhe vetë personalisht për sa rol kam, megjithëse nuk është roli im për të njoftuar direkt qytetarët, këto do të bëhen në kohën e duhur dhe duhet të ketë masa në fuqi për evakuimin e tyre nëse do të ketë nevojë. Por nuk jemi në atë skenar. Situata po kontrollohet, përmbytjet janë shumë minimale dhe janë nga ato që ndodhin vazhdimisht kur ka reshje në zonën e nënShkodrës. Nuk jemi në ato përmasa që mund të kemi njoftime për evakuim. Situata do të përmirësohet dhe do të azhornohet. Do të informohet struktura shtetërore dhe publiku orë pas ore, minutë pas minute.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Punëtori i Coca-Cola kapet duke urinuar në kanaçe
Previous article FOTO/ Dybala thumbon Milanin, Gattuso nuk përmbahet: Nëse Juve fiton Champions, unë do pres...

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT