Ministri Damian Gjiknuri i ka kthyer pergjigje akuzave te deputetit te PD Agron Shehaj nga emisioni “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili, ku ka permendur sipas tij akuzat qe qarkullojne se Shehaj ka paguar per tu bere pjese e listes se PD ne Vlore.
“Meqë unë isha në SHBA, dikush do dilte të hidhte ndnjë shashkë këtu në Tiranë, aq më tepër që e hedh një njeri që vetë akuzohet se si të shkruaj unë në FB që Shehaj ka paguar 800 mijë euro apo 1 milion euro sic thonë për t’u bërë pjesë e listës së PD në Vlorë.
Unë s’jam në biznesin e thashethemeve, këto janë për humor se u mësuam se me Habilajt thanë që jam hetuar, faktet janë aty, nëse ka ndonjë gjë bujrum, le të hetohem, por kam frikë se gjithcka mbetet në kaudër të thashethemeve, s’kam ndonjë lidhje me cështjen në fjalë.
Unë njoh shumë biznesmen. Zoton e njoh, cdo biznes që ka lidhje me atë ministri cdo drejtues i ministrisë ka pasur rastin ta takojë. So jap përgjigje në interpelancë, janë vendimarrje që kur janë bërë këto koncesione, unë s’kam qenë. S’dua të bëhem pjesë e këtij spekulimi, fakti që njef x apo y sdo të thotë gjë”, tha Gjiknuri.
- AKUZA E SHEHAJT