• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjiknuri kallëzon në Prokurori, 3 ish-zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve
Home
Sociale

Gjiknuri kallëzon në Prokurori, 3 ish-zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve

30 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditimit të kryer pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”.

Grupi i auditimit ka konstatuar fakte dhe rrethana të paligjshme, që krijojnë bindje të arsyeshme se plotësojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Referuar rezultateve të auditimit, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i është drejtuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me një kallëzim penal ndaj personave të mëposhtëm:

Të kallëzuar:
1. Ardian Alushi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë, për gjithë periudhën e zbatimit të projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”.

2. Klevis Biçaku, ish-Koordinator i projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, për periudhën shkurt 2014 – maj 2015, pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë.

3. Albens Alite, ish-Koordinator i projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, për periudhën Qershor 2015 – Tetor 2017, pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë.

Si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, pasi veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, duke shkaktuar pasoja të renda për interesat e buxhetit të shtetit dhe të publikut si dhe kanë krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale për subjekte të tjera juridike private.

Personat e kallëzuar, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për shkak të rritjes së kostove të këtij projekti, duke favorizuar kontraktorin, supervizorin apo subjekte të tjera me të cilët janë nënshkruar kontrata për zbatimin e projektit, duke dëmtuar kështu rëndë interesat e ligjshme të shtetit shqiptar dhe të publikut.

Konkretisht, gjatë procesit të zbatimit të projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, grupi i auditimit ka konstatuar se:

Nga ana e ish Drejtorit të Përgjithshëm të AKUK dhe ish Koordinatorëve të këtij projekti nuk janë përmbushur detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi në drejtim të vlerësimit, monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e projektit. Për rrjedhojë, janë shkaktuar pasoja të renda të kundraligjshme për buxhetin e shtetit, si dhe për shtetasit si pasojë e mospërfundimit të këtij projekti në kohë, që janë:

– Rritja e kostos së punimeve civile të projektit, në vlerën 1.027.291.019 JPY për shumën e situacioneve të paguara deri më 31.11.2017 dhe në vlerën 2.319.093.644 JPY deri në përfundim të projektit, vetëm si pasojë e ndryshimit të formulës për rregullimin e çmimit.

– Kosto shtesë në vlerën 10.988.195 JPY, si pasojë e rritjes të nivelit të paradhënies nga 20% në 25% të vlerës së kontratës, pas nënshkrimit të saj, jo në përputhje me standartin FIDIC.

– Kosto shtesë për projektin në shumën 465.000.000 JPY, si pasojë e zgjatjes së afatit të kontratës për “Shërbimin e Konsulencës”.

– Është nënshkruar Kontrate për shërbim auditimi, në shumën 10,800 Euro, ose 1,603,967 JPY, me TVSH, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 3, pika 7, seksioni 4, të Ligjit nr. 9964, datë 24.07.2008, për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet K. të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar”, duke rritur kostot e projektit.

– Është disbursuar për Supervizorin shuma prej 9,400,351 JPY, në zërin “Shpenzime ligjore”, në kundërshtim me kërkesat e marrëveshjes së huasë, të pajustifikuara dhe të padokumentuara, duke rritur kostot e projektit;

– Rikthimi i paradhënies nuk është bërë në përputhje me kushtet e përgjithshme të kontratës, pika 14.2 (a) dhe 14.2 (b). Kontraktori rezulton me paradhënie të pakthyer në shumën 588,322,340 JPY. Mos rikthimi i paradhënies sjell kosto shtesë për tarifën e sigurimit të paradhënies të cilën e paguan AKUK. AKUK duhet të sigurojë paradhënien jo më për 806,659,445 JPY, por për shumën 1,394,981,786 JPY, e për pasojë do të paguajë më shumë për këtë sigurim paradhënie. Kjo kosto shtesë, nuk është llogaritur, pasi sigurimi i paradhënies nuk është paguar deri në datën e hartimit të këtij materiali.

Gjithashtu, nëse AKUK, do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të përllogaritjes së mbajtjes së paradhënies, paradhënia nuk mund të rikthehet në masën 100% të saj, kur niveli punimeve të jetë në masën 90%, ashtu sic është parashikuar në FIDIC dhe marrëveshjen ndërmjet palëve;

– Në zbatimin e këtij projekti, nuk është përfshirë shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë, në rolin e Agjencisë Operuese, duke ndryshuar kështu kushtet e marrëveshjes, fakt i cili nuk është dokumentuar me ndonjë akt administrativ, në kundërshtim me përcaktimet e marrëveshjes financiare, ratifikuar me Ligjin nr. 9964, datë 24.07.2008.

– Gjatë zbatimit të këtij projekti, asnjë problematikë e rezultuar nga rrëshqitjet e ndodhura, nuk është parashtruar për tu diskutuar, analizuar dhe vendosur nga Këshilli Teknik i AKUK.

– Shumat e mbetura, për “Realizimin e Punimeve Civile” dhe “Shërbimin e Konsulencës”, nuk janë të mjaftueshme për realizimin e plotë të projektit.

Realizimi përfundimtar i projektit, do të rezultojë me kosto shtesë, në shumën 1.340 milion JPY, shumë e cila do të rrisë edhe më tej kostot e projektit dhe do të shoqërohet me kërkesën për fonde shtesë për përfundimin e projektit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventus-Milan, rivaliteti i humbur në kërkim të shkëndijave të dikurshme
Previous article Gjykata nuk njeh zgjedhjet e FSHF-së, zhvleftësohet asambleja e 7 shkurtit?!

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT