• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjigantët e internetit kërkojnë ligje më të forta për privatësinë
Home
Teknologji

Gjigantët e internetit kërkojnë ligje më të forta për privatësinë

29 September, 2018 enxhi.autor Teknologji

Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë gjigande të komunikimit dhe të medias sociale, janë duke u bërë thirrje ligjvënsve, që të hartojnë ligje të forta për të mbrojtur të dhënat personale të amerikanëve, pa penguar novacionet e fushës së teknologjisë.

Komisioni i Tregtisë i Senatit, dëgjoi të mërkurën dëshmitë e drejtuesve të firmave Apple, Amazon.com, Google, Twitter, dhe AT&T, në një kohë kur vazhdimisht ka probleme me të dhënat personale të njerëzve; një numër i madh amerikanësh nuk kanë dijeni se si dhe kush mund të përdorë të dhënat e tyre personale; ndërkohë autoritete shtetërore nga Bashkimi Europian e deri në Kaliforni kanë vendosur rregullore për mbrojtjen e të dhënave të konsumatorëve.

“Privaci do të thotë më tepër se sa të kesh të drejtën të mos ndash me të tjerët informacionet e të dhënave personale. Ajo kërkon që përdoruesi të ketë në dorë kontrollin, kur është fjala për këto informacione”, – tha Nënpresidenti për Teknologjinë e Programeve Kompjuterike, Bud Tribble. “Ne besojmë se privacia është një e drejtë themelore e njerëzve, e cila duhet mbështetur me norma sociale dhe ligjore,”- tha ai.

“Në botën e sotme, kur të dhënat janë të një rëndësie të veçantë, është më e rëndësishme se kurrë që të ruhet besimi i konsumatorëve dhe për t’u dhënë atyre kontroll mbi informacionet personale”, tha Nënpresidenti për Politikat Globale i Kompanisë AT&T, Leonard Cali.

Drejtuesit e kompanive teknologjike u kërkuan ligjvënësve të zbatojnë standarte në nivel kombëtar, të cilat do t’i ndalonin shtetet individuale të merrnin masa nga ana e tyre, sikurse ka bërë Kalifornia.

“Kalifornia është një shtet i vetëm dhe nëse edhe shtete të tjera do të vepronin si ajo, do të kishim rregulla të fragmentuara, me të cilat konsumatorët nuk do të përshtateshin dot, sikurse edhe kompanitë e celularëve dhe të internetit”, – tha Leonard Cali.

Në të njëjtën kohë, senatorëve iu kërkua që ligjet të hartohen me kujdes. Një pjesë e personave që dëshmuan, thanë se Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i future në zbatim në fillim të vitit, ishte tepër shqetësues për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë.

Andrew DeVore, Nënpresident i Kompanisë Amazon.com, tha: “Ne e inkurajojmë Kongresin, që të sigurohet që rregulloret administrative nga sipër, që mund t’i kërkojnë ligjet, të rezultojnë në përfitime proporcionale, për privacinë e konsumatorëve.”

Kongresi tashmë ka në shqyrtim ligje që lidhen me teknologjinë. Në fillim të vitit, Senatorja demokrate e Minnesotës, Amy Klobuchar dhe ai republikan i Luizianës John Kennedy, paraqitën një projektligj, i cili u kërkon kompanive të shkruajnë marrëveshje për termat e shërbimit me gjuhë të qartë dhe t’i lejojnë konsumatorët t’i rishikojnë të dhënat e mbledhura rreth tyre dhe të dinë si po përdoren dhe nëse këto të dhëna i transferohen një pale të tretë. Ka gjasa që të ketë propozime të tjera në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND DILEMA/ MILANI gjen zëvendësuesin e Gattusos, por ka një problem
Previous article KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Skënderbeu -5 nga sezoni i kaluar, Partizani i Gegës gëzohet me pikët

enxhi.autor

Postime të ngjashme

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë Teknologji

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë! Teknologji

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT