• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJIGANDI I HAPSIRËS/ Teleskopi James Webb mahnit me imazhet e reja të Jupiterit
Home
Teknologji

GJIGANDI I HAPSIRËS/ Teleskopi James Webb mahnit me imazhet e reja të Jupiterit

24 August, 2022 s.autor Teknologji

Me stuhitë gjigande, erërat e fuqishme, aurorat e temperaturat ekstreme, Jupiteri mbetet një planet mahnitës, dhe teleskopi më i madh dhe më i ri hapësinor në botë, James Webb, e ka shfaqur atë si asnjëherë më parë.

Fotot e realizuara nga ky teleskop kanë kapur pamje të rralla të dritave veriore dhe jugore të planetit gjigand. Në to, njolla e Kuqe e Madhe e Jupiterit dallohet me shkëlqim krahas stuhive të panumërta më të vogla. Një fotografi me rezolucion të lartë dhe shtrirje të ndjeshme është veçanërisht befasuese, pasi tregon unazat e zbehta rreth planetit, si dhe dy hëna të vogla kundër një sfondi vezullues galaktikash.

Gjigandi i hapësirës/ Teleskopi James Webb mahnit me imazhet e reja

“Nuk e kemi parë kurrë Jupiterin në këtë mënyrë. Është e gjitha e pabesueshme,” tha astronomi planetar Imke de Pater, nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.

Imazhet infra të kuqe u ngjyrosën artificialisht në blu, të bardhë, jeshile, të verdhë dhe portokalli, sipas ekipit hulumtues amerikano-francez, për t’i bërë detajet e tyre të dalloheshin më mirë.

Gjigandi i hapësirës/ Teleskopi James Webb mahnit me imazhet e reja

Imazhet e dërguara në tërësi nga teleskopi hapësinor James Webb po përshkruhen nga shkencëtarët si “një epokë e re në eksplorimin e hapësirës”. Ato paraqesin mrekullinë e universit, që nga yjet e sapolindur dhe deri tek galaksitë më të largëta.

Që në fotografinë e parë të realizuar nga  teleskopi që ka kushtuar 10 miliardë dollarë, dalloheshin një mori galaktikash, të gjendura në një thellësi të kozmosit ku njerëzimi nuk kishte arritur të hidhte vështrimin ndonjëherë më parë.

Gjigandi i hapësirës/ Teleskopi James Webb mahnit me imazhet e reja

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON FOTOT/ Balla: Përfundon shtrimi me asfalt në disa akse rrugore të shtrira në të gjitha fshatrat e Zharrëzës
Previous article E KRYER/ Mungon vetëm zyrtarizimi, sheikët e Premier Ligës transferojnë sulmuesin e kombëtares suedeze

s.autor

Postime të ngjashme

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT