• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJETI RRUGËN E MAKINËS TË ZËNË DHE…E VRAU/ Rastet TRONDITËSE ku parkimi “i gabuar” përfundoi në TRAGJEDI
Home
Ekskluzive

GJETI RRUGËN E MAKINËS TË ZËNË DHE…E VRAU/ Rastet TRONDITËSE ku parkimi “i gabuar” përfundoi në TRAGJEDI

18 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë ku një I ri ka mbëtur I vdekur pas sherrit për parkim.

Motivi banal, ka tronditur jo pak herë Shqipërinë ku nga Durrësi në Kuçovë e deri në gjakmarrje në Gjermani janë shënuar jo pak raste.

AlpeNews.al risjell disa prej rasteve më të renda:

Çfarë ndodhi mbremjen e djeshme në Durrës:

Altin Balliu, viktima

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen edjeshme. Viktima mësohet se është  30-vjeçari Altin Balliu. Viktima është vrarë me plumb në kokë ndërkohë që trupi i është gjetur pranë makinës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr 10 të qytetit, që njihet ndryshe si lagjia e Francezëve. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka ndodhur në një lokal mes viktimës dhe autorit të ngjarjes.

Autori i vrasjes, ka kaluar me makinë para lokalit ku ndodhej viktima bashkë me disa miq të tij duke pirë alkool. Autori ka gjetur rrugën e zënë nga një makinë. Në këtë moment, thonë burimet, autori ka dalë nga makina dhe  ka qëlluar me grushte dhe ka gërvishtur makinën që kishte zënë rrugën. Makina para lokalit ishte e njërit prej miqve të viktimës, që ndodhej brenda lokalit duke konsumuar alkool.

Dëshmitarët nga vendngjarja thonë se gjatë debatit janë dëgjuar thirrjet: Kush je ti? Kush jam unë?! Ta tregoj unë…

*Rastet

Dy të vrarë me thikë pas sherrit për parkim në Durrës

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit ku pas një sherri banal për parkimin e një makine u vranë dy persona dhe u plagos rëndë një i tretë.

Viktimat janë Lulzim Qano dhe Yzedin Shollari. I pari është qëlluar me thikë nga Eduard Xhaferi pas sherrit banal. Xhaferri dyshohet se ka qëlluar me mjete prerëse Qamën, i cili rezulton se ishte me probleme mendore.

Qama nga ana e tij, pati qëlluar me thikë një koleg tjetër, Yzedin Shallarin, që ndërroi jetë në spital.

Mësuesja shtatzënë përfundon në spital pasi i shoqi vrau për një vend parkimi

Një baba 32- vjeçar gjeti vdekjen, ndërkohë që ishte në pritje të merrte fëmijën në shkollë.

Artan Braushi, babai i dy fëmijëve, kishte parkuar makinën e tij dhe po priste një nga dy fëmijët e tij që të dilte nga shkolla.

Në atë moment aty ka mbërritur me makinë edhe Eltion Bori, 36 vjeç, që e ka të shoqen mësuese. Kjo e fundit është shtatzënë.

Bori ka pretenduar se është pjesë e stafit pedagogjik dhe ka kërkuar që të parkojë makinën aty ku kishte parkuar Braushi.

Por debati mes tyre është ndezur.Në kohën kur sherri ishte në kulm, ka rënë zilja dhe nga shkolla kanë vërshuar fëmijët dhe mësuesit.

Në këtë moment Bori e ka goditur me thikë Braushin.

Ish polici vrau për parkim, e vranë për gjakmarrje

Kujtim Prenga u vra në Gjermani në sy të vajzës në pisten e gjakmarrjes.

Konflikti i nisur për një parkim të gabuar ka qenë fillesa e ngjarjes së 30 dhjetorit 2011 në Kamëz, ku një i ri u vra me armë zjarri nga një punonjës i Policisë Ushtarake, Kujtim Prenga.

Sipas hetimeve, në datë 30.12.2011 rreth orës 20.30, Sokol L., me detyrë punonjës policie në IEVP Fushë­-Krujë së bashku me të pandehurin Kujtim Prenga ka shkuar tek disko “Om…” në Kamzë ku Sokol L. kishte disa ditë që kishte filluar punë si badigard. I pandehuri Kujtim Prenga ka vajtur së bashku me shtetasin Sokol L. me qëllim për të filluar punë edhe ai si badigard.

Pasi kanë vajtur në disko, kanë takuar pronarin e lokalit, pikërisht të pandehurin Kastriot Balla, ku së bashku me të janë ulur në një tavoline dhe kane pire kafe. Gjatë kohës që po pinin kafe shtetasi Sokol L. Ka parë se është futur në parkim një mjet tip “Renault” ku ka parë që nga ky automjet po zbrisnin tre persona. Shtetasi Sokol ka komunikuar me këta persona dhe u ka thënë të parkonin automjetin në një vend ku mos të pengonin parkimin e makinave të tjera.

Nga këtu, ka filluar sherri dhe Prenga ka nxjerrë armën që e mbante me leje të organeve kompetente dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës Armand Frroku i cili ka gjetur vdekjen ne moment.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDER DHE PRIVILEGJ"/ Këshilltarja, mesazh për Bushatin: Puna me ty ka qenë kënaqësi dhe sfida ime...
Previous article "ESCOBARI I BALLKANIT"/ Ja kur do të nisë procesi gjyqësor për KLEMENT BALILIN

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT