Para disa ditësh një vajzë nga Korça që jeton në Greqi, Elona Agalliu ka bërë një gjest human duke qepur 600 maska për fytyrën dhe i ka dhuruar falas në një spitalin Grevena në Greqi.
Rrobaqepses iu deshën rreth 9 ditë për të qepur 600 maska të cilat përbëheshin nga një leckë e dyfishtë me një filtër speciale që u dha nga spitali.
Ky gjest i shqiptares i ka bërë përshtypje edhe presidentes së Greqisë, Katerina Sakellarapoulou, e cila e përmendi atë në një status që ka bërë në “Facebook”, duke e bërë shembull për të gjithë.
“Rrobaqepësit e modave bëjnë maska, mësuesit vazhdojnë kurse online, bizneset ofrojnë mbështetje financiare dhe logjistike. Akte të tilla na japin një mundësi unike për të rimenduar vlerat tona njerëzore dhe mënyrën se si ne organizojmë marrëdhëniet tona personale, familjare dhe shoqërore”, shkruan presidentja e Greqisë.