• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermaninë, Zvicrën e kemi këtu, por…
Home
Jetë

Gjermaninë, Zvicrën e kemi këtu, por…

25 April, 2018 k.autor Jetë

Të rinjtë në Maqedoni nuk janë të interesuar të merren me bujqësi. Struktura mesatare e moshës së fermerëve është ndërmjet 50 dhe 60 vjeçare, tregojnë analizat e shoqatave të bujqve.

Vite me radhë, fermerët nuk mund të gjenin as barinj, si dhe punëtorë sezonal që do të grumbullojnë prodhimet e ndryshme bujqësore. Gjithashtu vite me radhë problem për bujqit është edhe plasmani i sigurt dhe pagesa me kohë e mundit të tyre.

Sikur është krijuar një atmosferë e tillë, se jetë më të mirë mund të ketë vetëm në Gjermani, por jo edhe në Maqedoni dhe kjo ka ndikuar që profesionistët e profileve të ndryshme të gjejnë punë jashtë shtetit.

TË RINJTË PERËNDIMIN E KANË KËTU
“Mund të vërejmë një dyndje të popullatës së re ndaj shteteve perëndimore të mjekëve, motrave medicinale dhe shumë profesioneve të tjera. Ndodhë që në perëndim jetesa nuk është aspak e lehtë dhe kërkon sakrifica të mëdha , andaj edhe migrimi ndoshta nuk është zgjidhje më fatlume, sidomos për njerëzit që këtu kanë mundësi të kenë një jetesë solide për shkak se posedojnë tokë bujqësore, shtëpi etj. dhe që mund të kenë së paku 500 euro të ardhura në muaj”, thotë kryetar i Shoqatës së bujqve “ Agrokultura”, Menduh Nuhiu nga Likova.

Sipas tij, shteti jo se nuk ndihmon fermerët e rinj, por nevojitet që të ndërmerren masa shtesë që bujqësia të jetë një veprimtari më tërheqëse edhe për popullatën më të re .
“ Së pari nevojitet që shteti dhe qumështoret të gjejnë mënyra të ndryshme që të garantojnë investimet e fermerëve në fermat e lopëve, nevojitet që masa e përkrahjes 50 me 50, të tejkalojë moshën prej 40 vjeç dhe të vlejë edhe për të moshuarit që për shembull të mund të importojnë lopë nga perëndimi. Nga Ministria e Bujqësisë na kanë premtuar një angazhim më serioz lidhur me plasmanin e sigurt të prodhimeve të ndryshme bujqësore”, thekson më tej Nuhiu.

Organizimi i punës në kooperativa bujqësore,mendon ai, nuk është një punë e lehtë që mund të realizohet brenda nate, por megjithatë paraqet mënyrën e vetme të zgjidhjes së problemit të plasmanit të sigurt dhe shndërrimit të bujqësisë në një profesion fitimprurës nga i cili mund të jetohet mirë.

“ Organizimi i punës së bujqve përmes bashkimit në kooperativa nënkupton një prodhimtari bujqësore që në vazhdimësi siguron cilësinë dhe sasinë që do të kërkohet nga blerësit serioz, si dhe garanton plasmanin e sigurt në tregjet e huaja. Njëherazi ai sjell edhe harxhime më të ulëta të prodhimtarisë, çmime më konkurruese në treg , fitim më të madh , si dhe çmime më të ulëta për blerjen e lëndëve të para “, shpjegon Nuhiu disa nga avantazhet e bashkimit të punës së bujqve në kooperativa.

HARXHIMET MË TË LARTA SE FITIMET
Në ndërkohë , ekspertët e bujqësisë thonë se konkurrenca e ulët e prodhimtarisë tonë bujqësore në raport me shtetet e tjera bën që të rinjtë të mos kenë interesim më të madh të merren me bujqësi.

“ Duhet të theksohet se harxhimet e prodhimtarisë blegtorale dhe bujqësore në Maqedoni shpesh janë tepër të mëdha në raport me fitimin. Jo se në veprimtarinë bujqësore nuk kemi profit, por megjithatë ai është i ulët nëse e krahasojmë mundin e bujkut dhe të hollat që harxhohen për të prodhuar ushqimin . Andaj shteti duhet më shumë të përkrahë bujqit e rinj , dhe sidomos vendbanimet rurale me mbi 600 metra lartësi mbidetare me masa të ndryshme , jo vetëm në të holla , por edhe me lehtësime të ndryshme”, thotë eksperti i bujqësisë, Lulëzim Fejzullai.

Në ndërkohë nga Ministria e Bujqësisë thonë se përmes masave financiare dhe programit IPARD , po ndërmerren hapa serioz për përkrahjen e fermerëve të rinj.
Ministria e Bujqësisë me më shumë masa që pritet të zvogëlojnë harxhimet , parashikon kthimin e të rinjve në fshat. Krahas programit “ Bujku i ri”, në këtë drejtim do të shfrytëzohen edhe mjetet IPARD. Pritet që të rinjtë të moshës deri në 35 vjet të lirohen nga pagesa e koncesionit për tokën bujqësore për periudhën 3 deri 5 vjet.
Para një muaji, qeveria ndau katër milion euro për 424 fermerë që kanë plotësuar kriteret e Ministrisë së Bujqësisë. Ata do të fitojnë mjete të pakthyeshme prej 10 mijë euro me kusht që të realizojnë investimet në mekanizim bujqësor dhe kapacitetet prodhuese , në afat prej gjashtë muajsh. Të hollat do ti fitojnë pas kontrolleve të kryera në teren.

TË KRIJOHEN BRENDE PËR TREGUN E JASHTËM
Në ndërkohë , agronomët thonë se nëse bujqësia e Maqedonisë nuk rrit konkurrencën e saj dhe nëse nuk inkuadron më shumë të rinj, atëherë prodhimtaria bujqësore vendore në periudhën e ardhshme do të ballafaqohet jo me modernizimin dhe avancimin e saj , por me mbijetesën në raport me konkurrencën evropiane.

Andaj specialistët e bujqësisë , thonë se në vitet në vijim, një vëmendje të veçantë kërkon edhe orientimi ndaj ofertës në treg të prodhimeve konkurruese me vlerë të shtuar të dedikuar edhe për eksport si tharja e hudhrës , përpunimi i domateve në keçap, boronicës në lëng e kështu me radhë. Vlen të mendohet edhe për kultivimin e bimëve aromatike dhe mjekësore, mjedrën , aroninë etj. Njohësit e bujqësisë thonë se çdo rajon në Maqedoni ka prodhime me veçori karakteristike që dallohet edhe për kah cilësia. Andaj sugjerohet një angazhim më i madh i bujqve , blegtorëve por edhe biznesit , me qëllim që të krijojnë brende që nesër shumë më lehtë do ti mund ti shesin edhe në tregjet rajonale dhe botërore, duke ndjekur shembujt e shteteve të ndryshme .
Ndryshe, sfidë tjetër për bujqësinë e Maqedonisë janë edhe parcelat e vogla dhe të shpërndara, që pamundësojnë rritjen e prodhimtarisë dhe konkurrencës së bujqësisë. Të dhënat tregojnë se në Maqedoni dominojnë parcelat e vogla bujqësore. Madhësia mesatare e 178.125 ekonomive bujqësore është 1.8 hektarë , ndërsa ato posedojnë në mesatare 2.1 kafshë.

 
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOBIMI I METËS NË SHBA/ Reagon LSI: Do hedhim në gjyq MOTHER JONES për shpifje
Previous article Bayerni nuk ndalet, shënon golin e parë ndaj Realit (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë Jetë

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

E FRIKSHME/ Sulm me gërshërë në qendër të Londrës, plagosen 4 persona, arrestohet një grua Jetë

E FRIKSHME/ Sulm me gërshërë në qendër të Londrës, plagosen 4 persona, arrestohet një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT