Gjermania raporton shifra alarmante të infektimeve me coronavirus.
Mediat gjermane thonë se ditën e djeshme nga Instituti Robert Koch u raportuan më shumë se 1200 raste të reja, numri më i madh i të prekurve që nga fillimi në maj. Sipas institutit, janë 10 mijë raste aktive.
Në një intervistë ministri federal i shëndetit Jens Spahn kërkoi që njerëzit të jenë vigjilentë dhe shprehu shqetësim rreth zhvillimeve të reja.
“Ne shohim se ka kthime nga pushimet, por edhe festa të të gjitha llojeve, nga celebrimet në familje në shumë vende tek ato të organizuarat. Nëse nuk marrim masa, ky është një zhvillim dinamik”.
Ministri apeloi qytetarët për masat e higjenës, mbajtjen e maskave dhe distancave. Spahn tha ndër të tjera se sistemi shëndetësor I përballon shifrat e deritanishme. “Por shqetësim do të jetë nëse rriten. Kjo do të ishte shumë e vështirë për autoritetet”.