• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJERMANIA NË IZOLIM TOTAL/ Ambasada shqiptare në Berlin jep njoftimin e rëndësishëm
Home
Sociale

GJERMANIA NË IZOLIM TOTAL/ Ambasada shqiptare në Berlin jep njoftimin e rëndësishëm

17 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ambasada shqiptare në Gjermani njofton se të gjitha shërbimet e konsullores do të mbyllen deri më 10 janar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada bën me dije se se janë trajtuar të gjitha aplikimet e bëra deri më 16 Dhjetor, ndërsa për sa i përket aplikimeve online pas kësaj date, shtetasve do t’u lihet takim pas 10 Janarit.

Sakaq, njoftohet se përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente (1- leje kalimi për raste urgjente shëndetësore apo familjare dhe 2-) për lëshim vërtetimi për transport trupi.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm për shtetasit shqiptar që jetojnë në Gjermani!

Në zbatim të vendimit të marrë nga Qeveria Gjermane për mbylljen e plotë të të gjithë veprimtarisë së subjekteve private dhe të institucioneve shtetërore, ju njoftojmë se nga data 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, Sektori Konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin pezullon të gjitha takimet dhe shërbimet konsullore.

Ambasada në Berlin ka trajtuar të gjitha aplikimet e bëra deri me datë 15 dhjetor 2020, ndërsa për aplikimet që do të bëhen në platformën SHKO në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, datat e takimeve do të caktohet pas datës 10 janar 2021, gjithnjë edhe në varësi të vendimeve që do të merren nga shteti Gjerman për periudhën pas datës 10 janar 2021.

Përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente (1- leje kalimi për raste urgjente shëndetësore apo familjare dhe 2-) për lëshim vërtetimi për transport trupi.

Shtetasit shqiptar të cilëve u është caktuar nga institucionet gjermane largimi nga Gjermania në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021 e që nuk kanë dokument udhëtimi të vlefshëm duhet të kërkojnë vetë te pala gjermane shtyrjen e afatit pas datës 11 janar 2021. Nëse pala gjermane refuzon njoftoni me email ambasadën te adresa emailit: [email protected] , dhe më pas rasti vlerësohet nga ambasada për trajtim të mëtejshëm.

Duke ju falendënderuar për mirëkuptimin ju urojmë shëndet ju dhe familjeve tuaja!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin, Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ 5 mite të rrezikshme për vaksinat, që s’duhet t’i besoni
Previous article KORONAVIRUSI/ Joe Biden dhe Mike Pence do vaksinohen për COVID-19 brenda ditëve të ardhshme

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT