• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANIA MBËSHTET REFORMËN NË DREJTËSI/ Gjonaj: Ndryshime radikale
Home
Politikë

GJERMANIA MBËSHTET REFORMËN NË DREJTËSI/ Gjonaj: Ndryshime radikale

1 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Konsumatorit në parlamentin gjerman për zbatimin e reformës në drejtësi.

Takimi në Ministrinë e Drejtësisë me delegacionin që drejtohej nga Stephan Brandner dhe përbëhej nga përfaqësues të të gjithë spektrit politik të Bundestagut: CDU/CSU, SPD, FDP, Të Majtët, Aleanca 90, u fokusua tek reformat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, të cilat synojnë forcimin e shtetit ligjor në vend dhe njëkohësisht përmbushjen e standardeve të kërkuara nga procesi i integrimit evropian të vendit.

Ministrja Gjonaj i ka falënderuar deputetët gjermanë për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në familjen evropiane dhe i ka siguruar se Qeveria është e fokusuar maksimalisht në plotësimin e të gjitha prioriteteve të kërkuara për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Në këtë kontekst një vend të rëndësishëm zë Reforma në Drejtësi, zbatimi i së cilës është duke realizuar një ndryshim radikal dhe unik në llojin e vet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë”- tha Gjonaj.

Sipas ministres Gjonaj, rezultatet e para të procesit të Vetingut janë pritur me optimizëm nga shumica dërmuese e qytetarëve shqiptarë.

Deputetët gjermanë shprehën interes lidhur me ecurinë e reformës, krijimin e institucioneve të reja të Drejtësisë dhe bllokimin e amendamenteve të paketës së reformës në parlament. Kreu i Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Konsumatorit, Stephan Brandner, theksoi se Qeveria Shqiptare do të vazhdojë të ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë për të gjitha reformat e ndërmarra, me qëllim që të shpejtohet rruga e integrimit në Bashkimin Evropian.

Lidhur me çështjen e ngritur nga delegacioni gjerman për mënyrën se si do të plotësohen vakancat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të krijuara nga vetingu, Ministrja Gjonaj është shprehur se mazhoranca ka bërë përpjekjet maksimale për miratimin e ndryshimeve ligjore për kuotat e reja për Shkollën e Magjistraturës, miratim i cili nuk u arrit për shkak të mosvotimit të tyre nga opozita.

Tani pritet ngritja e dy këshillave me qëllim që të përcaktohet numri i studentëve që do të ndjekë Shkollën e Magjistraturës për t’u përfshirë më pas në sistem si gjyqtarë ose prokurorë.
Masat antikorrupsion të Qeverisë ishin një tjetër temë e rëndësishme për të cilën deputetët gjermanë treguan interes të veçantë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vaji i mustardës dhe mrekullitë që i ofron lëkurës
Previous article E RËNDË NË GJIROKASTËR/ Vret veten në banesë 70-vjeçari (EMRI)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT