• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermania drejt vendit të përhershëm në Këshillin e Sigurimit
Home
Europë

Gjermania drejt vendit të përhershëm në Këshillin e Sigurimit

7 May, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Gjermania kishte si konkurrencë Izraelin në përpjekjen për të fituar një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Tani Izraeli tërhiqet papritur. Më 8 qershor jepen fituesit e vendeve për vitin 2019-2020.

Gjermania nuk ka për ta pasur si vend rival Izraelin në përpjekjen për një vend në Këshillin e Sigurimit. Izraeli tërhiqet. Për dy vendet e lira në Këshillin e Sigurimit tani konkurrojnë dy vende, Belgjika dhe Gjermania. Të dy kandidatët duhet të marrin shumicën prej dy të tretat të Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja konsiderohet e sigurtë. Që nga anëtarësimi i Gjermanisë në OKB, Republika Federale ka qenë gjashtë herë e përfaqësuar në instancën më të fuqishme të Kombeve të Bashkuara. Së fundmi në vitet 2011-2012.

Përfaqësia izraelite në OKB bëri të ditur se Izraeli po e „shtyn” kandidaturën. Vendimi është marrë në konsultim „me partnerët tanë përfshirë edhe miqtë tanë”, thuhet, duke theksuar se „Izraeli do të vazhdojë të këmbëngulë për të praktikuar të drejtën e tij për pjesëmarrje të plotë në proceset e vendimmarrjes të Kombeve të Bashkuara.”

Deutschland Christoph Heusgen Sicherheitsberater der Kanzlerin (Reuters/A. Schmidt)Christoph Heusgen

“Besojmë në rolin e Kombeve të Bashkuara”

Detaje të tjera nuk u bënë të ditur nga pala izraelite. Por shanset për një vend jo të përhershëm në KS konsideroheshin që në fillim si mjaft të ulta. Shtetet arabe kishin filluar të bënin fushatë agresive kundër një vendi për Izraelin në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen dhe kolegu i tij belg, Marc Pecsteen iu përgjigjën të premten pyetjeve për kandidaturën në një seancë të OKB-së. „Ne besojmë tek Kombet e Bashkuara, tek institucionet e saj, ne besojmë në rolin e Këshillit të Sigurimit”, tha Heusgen. OKB mund të jetë „një ombrellë e rendit botëror”.

Krahas pesë anëtarëve të perhershëm të KS, SHBA, Rusi, Kinë, Francë dhe Britani e Madhe, që kanë të drejtë vetoje, zgjidhen nga Asambleja e Përgjitshme edhe 10 shtete të tjera për dy vjet në këtë instancë. Në qershor do të hyjnë kështu në KS pesë anëtarë të rinj. Përveç Gjermanisë e Belgjikës, për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit konkurrojnë edhe Afrika e Jugut, Republika Domenikane. Nga grupi rajonal aziatiko-paqësor konkurrojnë Indonezia dhe Maledivet./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERND RIEGERT/ Kërcimi i Italisë mbi vullkan
Previous article Femra këto duhet t’i mësoni me patjetër! Ja cilat janë aromat që e "marrosin" një mashkull

Redaktor2

Postime të ngjashme

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë Botë

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT