• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermania dhe Franca, ja pse janë të shqetësuara për nismën e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale
Home
Shqipëri

Gjermania dhe Franca, ja pse janë të shqetësuara për nismën e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale

11 January, 2018 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Dy emisarë nga ministritë e jashtme të Gjermanisë e Francës Dr. Christian Hellbach dhe Thomas Bertin janë në Prishtinë. Vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Presioni ndërkombëtar ndaj udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që mos ta zhbëjnë ligjin për Gjykatën Speciale për Krime Lufte nuk ka të ndalur. Dy emisarë, njëri nga Gjermania dhe një nga Franca erdhën të merkurën në mbrëmje në Prishtinë për, siç thuhet, t’i bindin udhëheqësit politik kosovarë që të heqin dorë nga synimet për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Takim me presidentin Thaçi

Dr. Christian Hellbach, i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, dhe Shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, z. Thomas Bertin, të merkurën në mbrëmje takuan Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

Gjatë ditës së enjte të dy emisarët Christian Hellbach dhe Thomas Bertin takojnë edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Takimet e ndara u zhvilluan larg syrit të medias. Ambasada gjermane, sapo emisarët gjerman dhe francez erdhën në Prishtinë bëri të ditur nëpërmjet një komunikate për medie se vizita zhvillohet në spondin e shqetësimeve rreth Gjykatës Speciale. “Vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar. Tema të tjera për t’u diskutuar përfshijnë domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejshëm të Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën me shkrim të ambasadës gjermane në Prishtinë.

Nisma ende në fuqi

Deputetët e parlamentit të Kosovës janë në pushim deri me 15 janar, mirëpo, nisma për thirrjen e një seance të jashtzakonshme për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale akoma nuk është shuar. Ishin 43 deputetë të kuvendit të Kosovës që bënë përpjekje për ta shfuqizuar ligjin për këtë gjykatë, mirëpo, reagimet nga komuniteti ndërkombëtar dhe vendet e QUINT, ishin të ashpra.

Ambasadorët e këtyre shteteve të akredituar në Prishtinë u shprehen ”të dëshpëruar nga një nismë që doli nga asgjëkundi, pa debat publik për një çështje me interes thelbësorë për qytetarët e Kosovës”. “Këto përpjekje, nëse kanë sukses, do të kenë ndikime të thella negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës” u tha ndër të tjera në reagimet e ambasadorëve të QUINT.

Për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, zhurma dhe shqetësimi i komunitetit ndërkombëtar rreth nismës së deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale,  janë të ekzagjeruara. “Vendimi për ngritjen e Gjykatës Speciale është në fuqi, ndërsa janë të panevojshme teprimet rreth kësaj çështjeje duke krijuar një panik tek qytetarët e vendit”, tha Presidenti Thaçi për mediet në Prishtinë. Presidenti Thaçi, tha se nëse kuvendi i Kosovës e shfuqizon ligjin për Gjykatën Speciale, ai do ta nënshkruaj atë ligj, sepse në të kundërtën siç shprehet ai do të bënte shkelje kushtetuese nëse nuk do ta nënshkruante ligjin. “E kam obligim kushtetues e ligjor dhe nuk mund të mohoj apo kthej vullnetin e deputetëve”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“DW”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Adelina Tahiri e 'zhytur' në luks, mban në dorë orë 13 mijë euro
Previous article (FOTO) Barcelona-Celta Vigo, katalanasit vijnë me shumë ndryshime në formacion

Redaktor1

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT