• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJERMANIA DEKORON ZORAN ZAEV/ Roth bën thirrje për hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Home
Sociale

GJERMANIA DEKORON ZORAN ZAEV/ Roth bën thirrje për hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

17 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Në prag të takimit të ministrave të Çështjeve Evropiane, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i jep çmim kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe bën thirrje për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjermania nuk ka reshtur së inkurajuari kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në 16.11.2020, Fondacioni i Friedricht Ebert, i akordoi kryeministrit Zoran Zaev, çmimin për të drejtat e njeriut.

Në fjalën e tij Heiko Maas, iu drejtua me superlativa Zaev “Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë në vendin tuaj të bëhej dinjitoz. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës. Një republikë të Maqedonisë së Veriut në të cilën të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të respektuar – pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar,” theksoi Maas.

Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në një nga sprovat e kryesisë gjermane të BE-së. Në deklaratë për media, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, të martën në Berlin u bëri thirrje kolegëve të vet që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sot do t’i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndërron jetë nga COVID profesoresha Irena Bogdani, ministrja Kushi: Akademike e profesioniste...
Previous article "DROGË, VRASJE E TENTATIVË PËR PROSTITUCIIN"/ OFL ndalet në Tiranë e Fier, i nis formularin 3 të dënuarve (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT