• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANIA ARRESTON RUSIN/ Dyshohet se ka vrarë dy ushtarë ukrainas
Home
Nderkombetare

GJERMANIA ARRESTON RUSIN/ Dyshohet se ka vrarë dy ushtarë ukrainas

29 April, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Prokurorët gjermanë thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja e dy ushtarëve ukrainas gjatë fundjavës mund të ketë pasur motive politike, teksa theksuan se kanë arrestuar një qytetar rus që dyshohet se ka therur për vdekje dy ushtarët.

Dy ushtarët – që po rikuperoheshin në jug të Gjermanisë – u gjetën jashtë një qendre tregtare në një qytet në Bavari mbrëmjen e së shtunës. Sipas policisë, ata kishin pësuar plagë serioze me thikë. Njëri prej tyre, 36 vjeç, vdiq në vendngjarje, ndërkaq ushtari tjetër 23 vjeç ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.Një rus 57 vjeç është arrestuar pak pas vrasjeve të dyshuara, tha policia gjermane. Sipas informacioneve të para, tre personat duket se e kanë njohur njëri-tjetrin. “Motivi për krimin ende është i paqartë edhe pse motivi politik nuk mund të hidhet poshtë. Hetuesit po hetojnë në të gjitha drejtimet”, tha Zyra e Prokurorit të Munihut që po e trajton këtë rast.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymtro Kuleba, i ka kërkuar Konsullatës së Përgjithshme ukrainase në Munih që të monitorojë rastin dhe të vazhdojë të jetë në kontakt me autoritetet gjermane.

Ndërkaq, në një rast të ndarë dy shtetas gjermano-rusë u arrestuan në Gjermani më herët gjatë prillit nën dyshimet se po planifikonin sulme sabotuese, përfshirë ndaj ndërtesave ushtarake. Zyrtarët thanë se këto sulme synonin të minonin mbështetjen ushtarake për Ukrainën./Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VILA, PALLATE, PRONA/ Si i kanë kaluar pasuritë çifti Meta-Kryemadhi, në emër të mamasë, babait, vëllait…
Previous article ATENTAT ME ARMË NDAJ SHQIPTARI NË BRUKSEL/ Pamje nga momenti kur i maskuari qëllon drejt kafenesë

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT