• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ Virologu i njohur: Nëse nuk përparojmë me vaksinimin, mund të kemi…
Home
Nderkombetare

GJERMANI/ Virologu i njohur: Nëse nuk përparojmë me vaksinimin, mund të kemi…

10 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Christian Drosten është një nga virologët më të njohur gjermanë, po ashtu i njohur në botë, dhe fjala e tij mbi pandeminë gjithmonë dëgjohet me vëmendje në Gjermani, ashtu siç edhe ndez debat. Në një podcast të fundit të tij ai ka paralajmëruar Gjermaninë nga “një dimër shumë i vështirë” dhe madje i sheh të mundura edhe kufizimet e kontaktit, shkruan agjencia e lajmeve DPA.

Nëse nuk ka sukses në drejtim të vaksinimit, atëherë Gjermania duhet të përgatitet për të paktën 100.000 të vdekur të tjerë nga Corona, “para se të qetësohen ujërat”, tha ai në podcastin javor për NDR. Madje ai e cilëson atë si “një vlerësim të kujdesshëm”. Drosten e merr këtë shifër nga krahasimi me Britaninë e Madhe.

Prof. Christian Drosten drejtues i virologjisë në Charite në Berlin shprehet në lidhje me gjendjen në spitale e trajtimin intensiv. “Kemi për momentin një situatë emergjence”. Ai kërkon “që të veprohet menjëherë”. Për këtë duhen diskutuar edhe masa për “të cilat ne shpresonim, se i kishim lënë pas.”

Kufizimi i kontakteve – një mundësi
Sipas virologut “ne duhet të kontrollojmë ndoshta sërish zhvillimin e infektimeve përmes masave të kontaktit, jo ndoshta, por me siguri”. Megjithatë ai pranon, se do të ishte e vështirë nga ana juridike, që të vendosen masa të zgjeruara të kufizimit të kontaktit. Si mundësi tjetër për të mos shkuar deri tek kufizimi i kontaktit, virologu gjerman përmend vaksinimin përforcues. Kjo është diçka për të cilën vërtet besoj”, por Drosten pranon, se fillimisht duhen vaksinuar personat e moshuar për herë të tretë që të evitohen rastet e vdekjeve. “Qëllimi ideal është një popullsi tre herë plotësisht e vaksinuar”, citon DPA virologun Drosten.

Të vaksinuarit e transmentojnë virusin
Kush nuk është vaksinuar dhe shkon me një test negativ në punë apo në ndonjë aktivitet, mund të infektohet aty, sepse edhe të vaksinuarit mund ta transmentojnë virusin. Drosten thotë, se masa që të rifuten sërish testet nuk është e gabuar si parim, por “ajo paraqitet si një frenë emergjence, e nuk ka për të qenë aspak e tillë”. Christian Drosten thotë, se i duhet bërë e qartë popullatës, “se situata është shumë serioze këtë moment”. “Ne jemi në një situatë të keqe. Kemi 15 milionë vetë që mund të ishin vaksinuar dhe duhet të ishin vaksinuar.” Rruga për daljen nga kjo situatë është e qartë: “Ne duhet të mbyllim boshllëqet e vaksinimit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGOI PROBLEMIN E HYUNDAI/ “Spiuni” shpërblehet me 24 milionë dollarë nga SHBA
Previous article "ISHTE DASHURI ME SHIKIM TË PARË"/ Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT