• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ Trazira nga radikalët e majtë në “Ditën X”
Home
Botë

GJERMANI/ Trazira nga radikalët e majtë në “Ditën X”

3 June, 2023 s.autor Botë

E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut “Dita X” në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të dënuar Lina E. Megjithë demonstratën e ndaluar për të shtunën, sipas një vendimi gjykate, ka pasur trazira.

Trazira në Lajpcig në përkrahje të studentes së dënuar Lina E. Njerëz të maskuar kanë sulmuar policinë natën e së shtunës në lagjen Konevitc në Lajpcig duke hedhur gurë dhe materiale piroteknike në drejtim të policisë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Policia përdori gazin lotsjellës. Shumica e barrikadave të ndezura u shuan në mesnatë. Megjithatë gjatë natës të së shtunës u shënuan mjaft “vepra penale” bën të ditur policia. Disa nëpunës policie u dërguan në spital të lënduar, një gazetar është sulmuar nga një person i panjohur. Të shtunën në mëngjes policia ka kryer tre arrestime. Policia gjatë ditës ka thënë se pret dyndje të qindra ekstremistve të majtë megjithë ndalimin e demonstratësDita X u thirr në shenjë solidariteti me studenten e dënuar Lina E., dhe tre të akuzuar, të cilët u shpallën fajtorë pas akuzave për krjimin e një organizate kriminele dhe kryerjen e gjashtë sulmeve serioze ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani. Rasti shkaktoi tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët.

Demonstrata të shtunën është ndaluar, këtë e konfirmoi edhe Gjykata Administrative në Lajpcig të premten në mbrëmje. Bashkia e kishte ndaluar më parë demonstratën e “Ditës X” nën moton “United we stand -megjithatë mbrojmë antifashizmin autonom”, me argumentin se ekziston rreziku i një demonstrate të dhunshme. Bazë për këtë ishin  prognozat e autoriteteve të sigurisë. Sipas policisë ekziston rrezik dhune dhe ka pasur thirrje për militantizëm. Qarqet e majta kishin bërë thirrje për mobilizim në Lajpcig me qëllim të ardhjes së përkrahësve nga Gjermania dhe Europa. Për të ruajtur rendin Drejtoria e Policisë së Lajpcigut mbështetet të shtunën nga trupa policore të ardhur nga të gjitha landet gjermane e po ashtu edhe policia federale jep mbështetje për ruajtjen e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI/ Mijëra zogj gjenden të ngordhur në bregdet, dyshohet se...
Previous article KANABIS NË MES TË DETIT/ Asgjësohen 270 bimë në Velipojë, 2 të rinj në pranga

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT