• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ Social demokratët, të Gjelbrit dhe liberalët pajtohen për bisedime mbi qeverinë e re
Home
Nderkombetare

GJERMANI/ Social demokratët, të Gjelbrit dhe liberalët pajtohen për bisedime mbi qeverinë e re

16 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Social demokratët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje fillestare me të Gjelbrit dhe liberalët për të filluar negociatat formale për formimin e qeverisë së re.

Në një konferencë për media në Berlin, kandidati për kancelar i Partisë Social Demokratike (SPD), Olaf Scholz, tha se partitë arritën një marrëveshje mbi një plan dhe konkluduan bisedimet e tyre eksploruese.

“Ne, në fakt, arritëm sukses, ne u pajtuam për një dokument për bisedimet e koalicionit. Kjo tani mund të shërbejë si bazë e marrjes së vendimeve për partitë”, tha Scholz.

Scholz tha se liderët e partive politike tani do të prezantojnë rezultatet te organet përkatëse të partive të tyre dhe do të kërkojnë miratimin e tyre për të filluar negociatat formale për të formuar një qeveri koalicioni trepalësh.

Social demokratët fituan ngushtë zgjedhjet e 26 shtatorit, por nuk arritën numrin e nevojshëm të shumicës në parlament, ndërkohë, dy partitë më të vogla, të Gjelbrit ambientalistë dhe liberalët pro-biznesit dolën si vendimmarrëse, ndërsa koalicioni i ardhshëm do të varet nga vendimet e tyre.

Koalicioni konservator CDU/CSU i kancelares Angela Merkel u rendit u dyti në zgjedhjet e 26 shtatorit, por pësoi rezultatin më të keq të zgjedhjeve të përgjithshme që nga viti 1945.

Pas 16 viteve në pushtet, Merkel po bëhet gati për t’u larguar nga politika aktive më vonë këtë vit. Ajo do të ushtrojë detyrën e saj të tanishme deri në formimin e një koalicioni të ri.​​​​​​​

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U HODH NGA PALLATI PËR T'I SHPËTUAR FLAKËVE/ Kush është gruaja që humbi jetën në Astir
Previous article ZJARRI NË ASTIR/ Policia jep DETAJET: Gruaja tentoi t’i shpëtonte flakëve duke u hedhur nga dritarja, ndërroi jetë, i biri...

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT