• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermani, kundërshtohet kërkesa e sindikatave për rritjen e pagave
Home
Nderkombetare

Gjermani, kundërshtohet kërkesa e sindikatave për rritjen e pagave

15 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë të shtunën se ai do të vazhdojë të kërkojë për “rezultate më të arsyeshme në raundin e ri të bisedimeve lidhur me pagat e më shumë se dy milionë punëtorëvenë sektorin publik, mirëpo ai ka kundërshtuar kërkesën e sindikatës Verdi për rritje pagash prej 6 për qind”.

Bisedimet pritet të vazhdojnë të dielën pasi 150,000 punëtorë të sektorit publik kanë treguar pakënaqësitë e tyre javën e kaluar.

Si pasojë e grevave, mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në aeroporte, në spitale, qendra të kujdesjes për fëmijët dhe mirëmbajtjes së mbeturinave.

Negociatori kryesor i qeverisë për këto bisedime, Seehofer, ka theksuar rëndësinë e punëtorëve të këtij sektori dhe ka thënë se është e “kuptueshme” që ata dëshirojnë të përfitojnë nga rritja ekonomike e shtetit.

Sidoqoftë, kërkesën e sindikatës më të madhe të punëtorëve, ai e ka cilësuar të paarsyeshme.

Sindikata Verdi ka thënë se 17,000 persona kanë marrë pjesë në aksionet e së premtes, duke dërguar në 150,000 numrin e personave që kanë marrë pjesë në shprehjen e pakënaqësisë.

Lideri i sindikatës, Frank Bsirske ka thënë javën e kaluar se pret rezultate në raundin e tretë të bisedimeve që nisin të dielën në Postdam, afër Berlinit.

Ai ka thënë se punëtorët e sektorit publik duhet të përfitojnë nga rritja e të ardhurave tatimore në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si komshinjtë shqiptarë nuk ka, shprehjet tipike që dëgjon prej tyre
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Rendja pas imazhit, përrallat e elitave, bastionet dhe sherri i milionerëve në Kuvend

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan Botë

PARALAJMËRON Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

VOTIMI NË PARLAMENTIN EVROPIAN/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale Botë

VOTIMI NË PARLAMENTIN EVROPIAN/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT