• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ ISIS merr përsipër sulmin me thikë në Solingen, atentatori dorëzohet dhe rrëfehet
Home
Nderkombetare

GJERMANI/ ISIS merr përsipër sulmin me thikë në Solingen, atentatori dorëzohet dhe rrëfehet

25 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

I ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS ka marrë përgjegjësinë për vrasjet në Solingen të Gjermanisë, ndërsa autori i dyshuar është vetëdorëzuar.

Në shi dhe ende i mbuluar me gjak, burri iu afrua oficerëve pak pas orës 23:00 të së shtunës në mbrëmje (24 gusht) duke thënë: “Unë jam ai që po kërkoni”.

Ndërsa policia kishte bastisur një qendër për azilkërkuesit, duke ndaluar një tjetër 36-vjeçar sirian.

Autoritetet thanë se atentatori i dyshuar është siriani Isa H dhe në momentin e arrestimit i kishte veshjet tw mbuluara me gjak.

Sipas mediave, 26-vjeçari është mysliman sunit dhe ka mbërritur në Gjermani në dhjetor 2022, kur edhe ka bërë kërkesë për azil.

Një vit më vonë ai ka marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Gjatë së shtunës mediat gjermane njoftuan edhe për arrestimin një 15-vjeçari me lidhje me sulmin. Sipas informacioneve të Spiegel bëhej fjalë për një person nga Kirgistani që jetonte në një azil. Kryeprokurori gjerman, Markus Caspers tha në një konferencë shtypi, se “sipas dëshmive të mbledhura një person deri tani i panjohur, pak para sulmit ka biseduar me djalin e ri, për aktin që e edhe u krye më vonë.

Autoritetet gjermane flasin se dyshimi është për një akt terrorist, tha kryeprokurori Caspers. Në sulmin gjatë festimeve të 650-vjetorit të qytetit të Solingenit në Gjermani, tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën.

Në një reagim kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti presidenti Steinmeier shprehen ngushëllime për masakrën dhe uruan shërim të shpejtë për të plagosurit.

”Festivali i Diversitetit”, filloi të premten për të shënuar 650-vjetorin e Solingen dhe do të vazhdonte deri të dielën, por të gjitha ngjarjet e fundjavës u anuluan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NGACMOI TË FEJUARËN/ Detaje nga vrasja e mbrëmshme në kryeqytet, Darmend Keli e qëlloi katër herë me thikë viktimën
Previous article "PJESË E GRUPIT TË TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR TË ARMËVE"/ Dalin pamjet nga arrestimi në Kolumbi i Admir Tutajt, kishte rolin e…

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT