• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI- FRANCE: Urgjente, rithemelimi i Bashkimit Europia
Home
Europë

GJERMANI- FRANCE: Urgjente, rithemelimi i Bashkimit Europia

11 November, 2017 Redaktor1 Europë, Nderkombetare

Në Paris presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier vlerësoi nismën për politikën europiane të presidentit francez Emmanuel Macron. Të dy presidentët përurojnë në Alzasë një memorial për Luftën e Parë Botërore.

Takimi Steinmeier – Macro fokusohet tek e shkuara për të ardhmen: Hartmannsweilerkopf në Alzasë ka qenë në Luftën e Parë Botërore skena e luftimeve të tmerrshme gjermano-franceze. Sot ajo do të kthehet në një memorial të luftës në shenjën e pajtimit gjermano-francez.

Ish-kundërshtarët e luftës botërore, Gjermania dhe Franca, janë të vetëdijshëm për detyrën e tyre, “për ta drejtuar Europën në një të ardhme më shpresëdhënëse dhe më të mirë”, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier para gazetarëve në pallatin Élysée. Para kësaj konference shtypi ishte zhvilluar takimi me homologun francez Emmanuel Macron. Ky i fundit shtoi, se “Ne ndajmë mendimin, që është i nevojshëm dhe urgjent një rithemelim i Bashkimit Europian.” Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar, për të vënë në lëvizje nismën gjermano-franceze.

Histori e përbashkët

Pas bisedës në Paris të dy politikanët u nisën për në Alzasë në Lindje të Francës. Atje ata duan të ndërtojnë në Hartmannsweilerkopf muzeun e parë gjermano-francez për Luftën e Parë Botërore. Në një mal, që në frëngjisht quhet Vieil Armand oose në gjuhën rajonale Hartmannswillerkopf, ushtarët gjermanë e francezë në Luftën e Parë Botërore  (1914-1918)kanë zhvilluar luftime të ashpra. Për shkak të 30.000 viktimave mali quhet edhe “ngrënësi i njerëzve”. Sipas të dhënave franceze, në muzen e ri të përbashkët synohet që të kujtohet lufta në shenjën e pajtimit të armiqve të betuar të dikurshëm Gjermanisë dhe Francës. Afrimi i Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore konsiderohet si shtylla themelore e Bashkimit Europian.

Ta çojmë përpara Europën

Macron deklaroi, se ai do të shqyrtojë detajet me kancelaren Angela Merkel, sapo të jetë krijuar koalicioni qeveritar. Bëhet fjalë për një “projekt të ri europian”, në të cilin Gjermania dhe Franca kanë rolin e një “motori”.

Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani Macron në një fjalim parimor shpalosi idenë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të BE-së. Disa kërkesa megjithatë si p.sh. buxheti për Eurozonën janë të diskutueshme në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAMTUMIRA/ Ndërron jetë aktori Mërkur Bozgo në moshën 80 vjeçare
Previous article Ja cili është “planeti” 13 herë më i madh se Jupiteri

Redaktor1

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut Botë

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT