• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermani, 200 shkolla përdorin xhupa të mbushur me rërë për të qetësuar fëmijët hiperaktiv
Home
Jetë

Gjermani, 200 shkolla përdorin xhupa të mbushur me rërë për të qetësuar fëmijët hiperaktiv

20 January, 2018 luljetaautor Jetë

GJERMANI-Fëmijët hiperaktiv janë shtuar së tepërmi në Gjermani dhe disa shkolla kanë vendosur të marrin një masë kontroverse, një xhup të mbushur me rërë, që i ndihmon të mos lëvizin shumë.

Ata që kanë mbështetur këtë nismë sigurojnë që të mirat e kësaj terapie janë shumë më të mira se një terapitë farmaceutike. Por ekspertët janë skeptik për këtë zgjedhje dhe thonë: ‘Xhupat prej rërë të kujtojnë këmishat e përdorura në spitalet psikiatrike dhe i bëjnë këta fëmijë të ndryshëm nga të tjerët’.

Deri tani 200 shkolla gjermane kanë marrë këtë masë. “Fëmijëve u pëlqen shumë dhe asnjë prej tyre nuk detyrohet ta veshë me forcë. Përkundrazi edhe ata që nuk kanë nevojë dëshirojnë ta provojnë, kështu që nuk është një mënyrë e detyrueshme dhe e sforcuar për ta’ thotë për the Guardian Gerhild de Wall që punon në shkollën Grumbrechtstrasse të Hamburgut, një nga shkollat e para që përdor këto lloj xhupash për të qetësuar fëmijët.
Protesta
Prindërit janë të ndarë . Disa kanë shprehur protestën e tyre edhe në rrjetet sociale: ’Do të ishte mirë të evitonim këto tortura, si mund t’i thuash një fëmijë :’Je i sëmurë dhe si dënim duhet të veshësh një xhaketë të mbushur me rërë, që do të bëjë të dukesh si një idiot përpara pjesës tjetër të klasës’, shkruan babai i një fëmije.
Por një nënë shkruan që në tre vitet e fundit djali i saj Frederick ka shkuar në shkollë me një xhup të tille prej 2 kg dhe deklaron se është e kënaqur: ’Djali im që është nëntë vjeç, e vesh spontanisht dhe mendon që e ndihmon të përqendrohet dhe të mos lëvizë shumë’. Edhe djali pranon: ”Ndjehem më i qetë dhe shkrimi im është më pak i dredhur.
Kosto

Le sandwesten, siç e quajnë gjermanët, ka edhe me peshën 6 kg dhe kushtojnë nga 140 deri në 170 euro. Në SHBA këto lloj xhupash përdoren për disa fëmijë të sëmurë me autizëm, ka shpjeguar de Wall dhe unë nuk e bëj dot dallimin e njërës nga tjetra. Xhaketa të ndihmon të kesh një kontakt të madh me veten dhe për tu përqendruar’.

Ndërsa psikiatri mendon ndryshe. Për Michael Schlte-Markwort, drejtor i repartit të psikiatrisë për fëmijë në klinikën universitare të Hamburgut, është një problem etik: “Eshtë e nevojshme të përqendrohemi më shumë tek problem i çdo fëmijë dhe të përpiqeni të gjejmë mënyra për të ndryshuar sjelljet në klasë, kjo nuk është mënyra e duhur” ka thënë për të përditshmen Die Tageszeitung.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luana Vjollca sfidon hapur Kim Kardashian, ja se si... (VIDEO)
Previous article Faqet e humorit ironi me politikën, nga Trump tek Rama dhe Berisha

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT