• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANËT E VETMUAR/ Një në pesë persona jeton…
Home
Nderkombetare

GJERMANËT E VETMUAR/ Një në pesë persona jeton…

21 July, 2019 Lubjana.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm. Sipas Byrosë Federale të Statistikave, rreth 17.3 milionë njerëz jetojnë vetëm në vend, që do të thotë se vitin e kaluar në Gjermani çdo i pesti person jeton i vetëm.

Që nga ribashkimi i vendit në vitin 1991, numri i familjeve me një anëtar është rritur me 46 për qind. Në të njëjtën periudhë, numri i familjeve me 3 ose më shumë persona, pavarësisht nëse bëhet fjalë për lidhje familjare ose partnerë, është zvogëluar me 20 për qind.
Ndër arsyet pse shkon gjithnjë në rritje numri i “të vetmuarve” janë të rinjtë që largohen shpejtë nga shtëpia e prindërve, martesa në një moshë më të vonshme apo fare si dhe shkurorëzimet e shumta.

Gjithashtu, një nga arsyet është problemi i plakjes, sepse në Gjermani ekziston një numër në rritje i të moshuarve që jetojnë vetëm. Sipas të dhënave të portalit gjerman statistikor “Statista”, një nga arsyet është numri i konsiderueshëm i qytetarëve që nuk kanë partnerë.

Në vitin 2019, në Gjermani janë regjistruar 64.7 për qind e meshkujve të pamartuar nën 49 vjeç, ndërsa numri i grave në këtë grupmoshë ishte 35.3 për qind.

“Bëhet fjalë për njerëz që janë plotësisht të kënaqur me jetën e tyre dhe nuk duan të kenë një partner”, raporton “Statista”. Megjithatë, sipas raportit të njëjtë, vetëm 14 për qind e meshkujve të vetmuar në Gjermani thanë se ndiheshin “shumë të vetmuar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITON QË NË RAUNDIN E DYTË/ Dereck Chisora "shkatërron" kundërshtarin (VIDEO)
Previous article E DINIT? Ja kush janë gruaja dhe burri më me NDIKIM në botë (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT