• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjërat më të rëndësishme që mësuam gjatë vitit 2017
Home
Jetë

Gjërat më të rëndësishme që mësuam gjatë vitit 2017

31 December, 2017 g.autor Jetë

2017 ishte padyshim një vit i pasur në ngjarje, gjetje dhe arritje. Por cilat ishin 10 gjërat më të rëndësishme që ne mësuam gjatë këtij viti? Këtë e zbulojmë në materialin në vijim, shkëputur nga e përjavshmja amerikane The Economist.

Duke filluar nga Donald Trump, tek Bitcoin, tek praktikat e reja të politikave sociale dhe dëshira për të mos patur fëmijë, viti 2017 u karakterizua nga ngjarje e gjetje të rëndësishme. E përjavshmja amerikane The Economist parashtron 10 gjërat që ne mësuam gjatë vitit që po lëmë pas.

Përse evangjelistët amerikanë e duan Donald Trump?
Evangjelistët amerikanë e shohin Donald Trump si një njeri të Perëndisë, kjo pavarësisht faktit se presidenti ka qenë 3 herë i martuar. Arsyeja përse presidenti është kaq i dashur në rradhët e konservatorëve, është fakti se retorika e Trump i bën jehonë “të menduarit pozitiv” ose “ungjillit të mirëqenies”, një lëvizje e fuqishme fetare amerikane.

Vemjet që hanë plastikën mund të shpëtojnë planetin!
Një eksperiment i frymëzuar nga biologia Federica Bertocchini zbuloi se vemjet apo larvat e molës përmbajnë enzima të cilat arrijnë të shpërbëjnë plastikën. Organizmat mund të konsumojnë 1 qese plastike brenda 1 muaji duke e shpëtuar planetin nga një prej ndotësve më të mëdhenj.

Përse pozita globale e Britanisë është në nivelin më të ulët?
Influenca e Britanisë është në lëkundje një vit pas referendumit për Brexit. Në një situatë ku kriza financiare dhe largimi nga Bashkimi Europian janë dominuese, Britania e gjen veten larg roleve të luante dikur si bosht mes Europës dhe Amerikës.

Përse burimet më të vlefshme tani në botë janë të dhënat dhe jo nafta?
Një shekull më parë, burimi kryesor ishte nafta. Por tashmë, në epokën dixhitale, është fluksi i të dhënave që i jep disa kompanive fuqinë e pashembullt. Për t’i mbajtur nën kontroll, duhet të vendosen rregulla.

Përse Rusia është sërish nën sundimin e një cari
17 vite pasi Vladimir Putin u bë president për herë të parë, kontrolli i tij mbi Rusinë është më i fuqishëm se kurrë. Ai është me gjasa autokrati i vetëm i botës dhe ka ringjallur historinë perandorake të Rusisë, duke ofruar një pikturë të gjallë se si funksionon pushteti.

Mbulimi i godinave me film plastik mund të jetë alternativa ndaj kondicionerëve!
Ajri i kondicionuar së shpejti mund të zëvndësohet. Shekncëtarët kanë arritur të krijojnë një cipë që mund të ftohë godinat pa përdorur energji elektrike. Kjo cipë mund të prodhohet me metoda standarde dhe me një kosto rreth 50 cent për metër katror.

Si Finlanda po eksperimenton duke i dhënë njerëzve “të ardhura bazike” mujore.
Finlanda po eksperimenton duke siguruar për njerëzit “të ardhura bazike” mujore. Përmes një studimi pilot, autoritetet po vëzhgojnë se si marrja e të ardhurave bazë mund të ndikojë incentivat në tregun e punës. Pjesëmarrësit në këtë projekt marrin 560 euro në muaj të cilat ia shtojnë fitimeve të tyre, pa humbur asnjë cent.

Përse gjithnjë e më shumë të rritur nuk kanë fëmijë dhe kjo nuk përbën problem?
Gjithnjë e më shumë të rritur në botën e pasur preferojnë të mos kenë fëmijë. Por kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar. Arsyet përse njerëzit zgjedhin të mos kenë fëmijë janë të ndryshme, por më e rëndësishmja është fakti se gratë tejngarkohen në vendet e tyre të punës për shkak të kulturës brutale që rrethon këto ambjente.

Përse njerëzit po blenë më shumë Bitcoin?
Njerëzit këtë vit blenë më shumë bitcoin dhe kjo për arsye të mira. Por më kryesorja prej tyre për momentin është pikërisht fakti se çmimi i monedhës virtuale po rritet.

Mënyra më e mirë për t’u bërë i pasur në Amerikë!
Amerikanët janë shumë optimistë kur bëhet fjala për të formësuar të ardhmen e tyre, por vetëm edukimi i nuk mund të të rendisë në rradhët e të pasurve. Ndaj mënyra si të bëheni të pasur në Amerikë është të keni fatin të lindni nga prindër të pasur, ose të gjeni një partner të pasur./tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë sonte në tryezë
Previous article Zbulimet shkencore që mahnitën botën gjatë vitit 2017

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT