Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor, ekziston frika se partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ mund të mos heqë dorë lehtësisht nga pushteti. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga kryeqyteti Tbilisi, shumë organizata të shoqërisë civile po mobilizohen për të siguruar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.
Demokracia e Gjeorgjisë është para një sprove. Për shumë votues, e ardhmja e vendit është në rrezik.
Kritikët thonë se ligji imiton legjislacionin rus të përdorur për të goditur kundërshtarët. Qeveria këmbëngul se ligji është i nevojshëm për të treguar se kush i financon organizatat politike.
“Ne po përdorim të gjitha mjetet ligjore për të luftuar, për të rezistuar, për të mos u bindur dhe për të informuar qytetarët për shkeljet e qeverisë. Por gjithmonë ekziston frika që qeveria të fillojë ta zbatojë këtë ligj”, thotë zonja Gigauri.
Ajo nuk është e vetme, shumica e organizatave të shoqërisë civile kanë refuzuar të pajtohen. Disa, si organizata e pavarur ‘Tabula Media’, kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar ligjin.
“U detyruam ta rithemelojmë organizatën në një vend të BE-së, në Estoni, por kjo ndërlikon thellësisht operacionet financiare dhe i vë punonjësit në rrezik të ndjekjes penale nga shteti”, thotë zoti Sutidze


