• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJENIU I HAKERAVE/ Në Fier: Aty ku jetonte 25 vjeçari që u arrestua me urdhër të FBI (VIDEO)
Home
Sociale

GJENIU I HAKERAVE/ Në Fier: Aty ku jetonte 25 vjeçari që u arrestua me urdhër të FBI (VIDEO)

13 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

25-vjeçari Aldo Ymeraj i cili u arrestua nga policia shqiptare, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, në fushën e krimeve kibernetike, jetonte me nënën e tij në Fier. Ai kishte studiuar për pikturë dhe nuk njihej shumë në qytet.

Këto shkalle i ka përshkuar që nga fëmijëria. Por banorët e lagjes “Konferenca e Pezës” në Fier, Aldo Ymerajn thuajse nuk e njohin.

Përkundër kësaj, emri i 25-vjeçarit fierak ndodhet në mes 36 personave nga vende të ndryshme të botës të kërkuar nga SHBA për krime kibernetike. Ndaj ata pak fqinj, jashtë kamerave thonë ishte djalë i urtë.

Nga policia e Fierit tregojnë se 25-vjeçari u arrestua në kryeqytet. Ai jetonte kohët e fundit mes Fierit, Tiranës dhe Vlorës.

Bazën e kishte në vendlindje, aty ku policia pas arrestimit po ushtron kontroll.

Nuk dihet nëse do të bëhej piktor i mirë përderisa studjoi pikturë për 4 vjet në shkollën artistike “Jakov Xoxa”, por Aldo Ymeraj rezulton një gjeni në fushën e kibernetikës.

Me prindër të divorcuar, djali i pronarit të një shtypshkronje në Fier, Ymeraj punonte herë pas herë në biznesin e të atit.

Nuk është e qartë se si përfundoi mes grupit të shumëkërkuar nga FBI që akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet marifeteve të internetit 530 milionë dollarë. I riu nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

 

Hetimi për 36 persona të organizuar nën moton “In fraud We trust në mashtrim ne besojmë”, ka nisur nga SHBA .

Grupi i hakerave akuzohet se merrnin pjesë në një rrjet të krimit kibernetik qe drejtonte një skemë të sofistikuar duke blerë dhe shitur numrat e sigurimeve shoqërore dhe vjedhur të dhënat personale.

Nga ky aktivitet i themeluar në vitin 2010 prej një shtetasi ukrainas janë shkaktuar 530 milionë dollarë humbje për konsumatorë biznese dhe banka.

Anëtarët e rrjetit nuk ishin takuar me njëri-tjetrin. Ata identifikonin njëri-tjetrin me nofka ne internet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Beatrix Ramosaj pozon me robdeshamber në Amsterdam! Shihni si... (FOTO)
Previous article Skedina Champions, ja parashikimi për 2 ndeshjet e sotme

F.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT