• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Gjeni menjëherë strehë”, alarm për raketa nga Koreja e Veriut. Trump luante golf dhe…
Home
Nderkombetare

“Gjeni menjëherë strehë”, alarm për raketa nga Koreja e Veriut. Trump luante golf dhe…

15 January, 2018 luljetaautor Botë, Nderkombetare

Banorët dhe pushuesit në Havai janë zgjuar në panik të shtunën në mëngjes pas sirenave të alarmit për një raketë bërthamore.

Në një mesazh të dërguar në orën 08:07 të mëngjesit të së shtunës për të gjithë përdoruesit e celularit në këtë vend, u njoftua nga një operator shtetëror se “Një raketë balistike është nisur drejt Havait. Kërkoni menjëherë strehë. Kjo nuk është stërvitje”. Mesazhi ndezi panik në të gjithë territorin dhe njerëzit kishin vetëm pak minuta kohë për të mbijetuar, në kërkim të strehës më të afërt nëntokësore.

Shumë njerëz raportuan më pas se ishin futur nën puseta për të shpëtuar. Ishte një lehtësim i madh për të gjithë, kur u sqarua se alarmi ishte dërguar gabimisht nga një nëpunës i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Havai, i cili kishte shtypur butonin e gabuar në një procedurë të ndërrimit të turneve.

Mesazhi, me sa duket, ishte dërguar automatikisht edhe pse kërkonte konfirmim. Sistemi i alarmit ishte vendosur për shkak të kërcënimit për sulm raketor nga Koreja e Veriut dhe Havai është një nga shtetet amerikane më afër saj, që mund të kapet në shënjestër nga raketat e tyre.

Njoftimi u korrigjua vetëm 18 minuta më vonë nga një e-mail, por në celularët e njerëzve mesazhi korrigjues shkoi rreth 38 minuta me vonesë, atëherë kur të gjithë po pyesnin veten pse nuk kishin vdekur akoma.

Pas sqarimit të shtypjes së butonit të gabuar, vëmendja kaloi diku tjetër, te gatishmëria e Presidentit Donald Trump për t’iu përgjigjur një krize të tillë. U mësua se Presidenti Trump ishte duke luajtur golf në kohën kur ndodhi incidenti dhe situata vuri në dyshim përgjigjen që ai mund t’i japë një sulmi të mundshëm me raketa nga Koreja e Veriut.

Kritikë të Trump e fajësuan atë për retorikën e mbushur me urrejtje. Ndërsa mbështetës të Trump, fajësuan qeverinë demokratike të Havait për gabimin. Shtëpia e Bardhë dha një reagim për mediat, ku sqaronte se Presidenti ishte në dijeni të incidentit, të cilin e kishte quajtur thjesht një ushtrim shtetëror.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona, 11 ndeshje larg rekordit historik të Real Madridit
Previous article Atentati i Lulzim Kullës/ Flet shefi i komisariatit: Të dhënat e plota në kohën e duhur

luljetaautor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT