Një ekip shkencëtarësh njoftuan realizimin e një eksperimenti për krijimin e pasardhësve të minjve nga prindër të së njëjtës gjini.
Ata duket se do të përdorin një teknologji të re që përdor qeliza burimore të modifikuara për të eliminuar disa gjene.
Kjo metodë, e cila ngre shumë pikëpyetje etike, mund të lejojë një qasje të re për klonimin e gjitarëve dhe madje të mundësojë fekondimin për çiftet homoseksuale.
Megjithatë këto perspektiva mbeten të largëta, pasi shfaqin ende vështirësi teknike.
Studimi, i botuar të enjten në ”Cell Stem Cell”, paraqet për herë të parë një metodë të suksesshme.


