Rrahman Parllaku ka pak ditë që ka festuar ditëlindjen e 99-të. Ai ka qenë partizan, ish-komandant i Divizionit të mbrojtjes, me detyra të larta në regjimin e asaj kohe por më pas i burgosur politik po nga nga regjimi diktatorial. Në vitin 1952-1954 caktohet në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes e drejtor i Prapavijës së Ushtrisë dhe mori gradën e lartë të gjeneral-majorit. Gjatë viteve 1954-1961 do të shërbente si zëvendësministër i Mbrojtjes për përgatitjen luftarake të ushtrisë. Nga viti 1961 deri në vitin 1967 kreu detyrën e komandantit të Forcave Ushtarako-Detare dhe më pas komisar i këtyre forcave dhe iu dha grada gjeneral-lejtnant.
Eni Vasili: Mirëmbrëma mirë se erdhët
Gjeneral Parllaku: Mirë se ju gjeta.
Eni Vasili: Faleminderit që jeni me mua
Gjeneral Parllaku: Këtë studio po e vizitoj për të 5 herë. Kam kënaqësinë t’ju shpreh mendimet dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja.
Zoti Parllaku ke ta fillojmë me humbjen e zonjës Liri Belishova. Çfarë simbolizon për ju kjo grua?
Të flasësh për Liri Belishovën duhet të flasësh për një njeri që në moshën e rinisë së hershme, 15-vjeçare u përfshi në LANCL dhe në demonstratat e para humbi syrin. Ky fakt nuk e ligështoi por ia shtoi urrejtjen ndaj armikut dhe e bëri më këmbëngulëse. Me inteligjencën e jashtëzakonshme, me guximin dhe vendosmërinë arriti të dalë në udhëheqje. Një vajzë 20-vjeçare arriti të kishte një funksion në drejtim të rinisë që përbënte 95% të forcave luftuese. Në nëntor 44 bashkë me mua u zgjodhëm kandidatë të plenumit. Liria pati një rritje brenda një kohe të shkurtër në detyrat e saj. Kjo falë vendosmërisë.
Kjo nuk e pengoi diktatorin që ta sulmonte?
Liri pësoi dy goditje. Goditja e parë ishte pas vrasjes së Nako Spiros. Atë e përjashtuan nga komiteti qendror. Enveri pasi arriti të përvetësojë dhe të mbajë të fshehuradok që mori Partia Komuniste nga Bashkimi Sovjetik i manipuloi dhe ja vë gjithë fajin Koçi Xoxes dhe vetë doli si shpëtimtar i luftës jugosllave. Kur në fakt ishte ai që nënshkroi marrëveshjet e nënshtrimit ndaj Ish-Jugosllavisë.


