• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJENERALI AMERIKAN I MBIJETON SULMIT NË AFGANISTAN/ Vdesin shefi i policisë dhe kreu i inteligjencës afgane
Home
Botë

GJENERALI AMERIKAN I MBIJETON SULMIT NË AFGANISTAN/ Vdesin shefi i policisë dhe kreu i inteligjencës afgane

19 October, 2018 Isa.Autor Botë

Një Gjeneral i lartë amerikan i ka shpëtuar paq një sulmi me armë në të cilin u vranë zyrtarët e lartë të sigurisë afgane. Një person i armatosur, i cili kishte vepruar si truproje, hapi zjarr pasi zyrtarët dolën nga një takim në krahinën e Kandaharit. Mes personave të cilët humbën jetën, ishte shefi i policisë provinciale Gjeneral Abdul Raziq, si dhe kreu i shërbimit të inteligjencës NDS, ndërsa guvernatori i Kandaharit u plagos rëndë.

Sulmin e morën përsipër talebanët të cilët njoftuan se kishin për objektiv komandantin më të lartë amerikan në vend, gjeneralin Scott Miller. Miller, gjithsesi ia hodhi paq dhe u largua i palënduar nga sulmi, që la edhe 12 persona të tjerë të plagosur, mes të cilëve 3 amerikanë dhe një guvernator provincial. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë afganë dhe nga ata të NATO-s.

Raportet e pakonfirmuara nga zyrtarët lokalë bëjnë me dije se gjenerali Miller duket se ka shpëtuar nga jeleku antiplumb që mbante në trupit e tij. Ndërsa raportet fillestare thonë se sulmuesi u vra. Forcat e sigurisë “pushtuan” qytetin jugor të Kandaharit pas të shtënave, që tmerruan qytetarët dhe detyruan mbylljen e shumë dyqaneve në zonë, edhe pse banorët lokalë ishin prej kohësh në gjendje gatishmërie të lartë për sulme të mundshme.

Në një njoftim në “Twitter”, talebanët njoftuan se Miller dhe shefi i policisë së provincës së Kandaharit, gjenerali Abdul Raziq, i cili mbeti i vrarë, ishin objektivat e vërtetë të sulmit. “Gjenerali Raziq dhe shefi i agjencisë provinciale të kundërzbulimit (NDS) u vranë, ndërsa guvernatori është në gjendje kritike për jetën”, tha një zyrtar i lartë qeveritar për “AFP”-në, në kushtet e anonimatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI I XHAFAJT PËR GRUPEVE KRIMINALE/ Ardi Veliu te Prokuroria e Krimeve të Rënda
Previous article Mesatarja më e lartë për gola, zbuloni kampionatin që kryeson në Europë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT