Përmbytjet e shkaktuara nga lumi Vjosa kanë bërë që një pjesë e mirë e Fierit dhe Vlorës të ndodhet nën ujë.
Gjëndja më e rënduar paraqitet në fshatin Ferras i cili tashmë ka marrë pamjen e një liqeni pasi uji arrin mbi 2 metra. Ndërkohë që banorët shprehen se kanë refuzuar të largoheshin nga banesat. Ata presin që të tërhiqen ujërat duke mos pranuar që të braktisnin banesat, ndërsa thonë se është hera e tretë që kalojnë përmbytje.
Një banor i zonës, i cili ka edhe një fermë derrash shprehet i shqetësuar se situata është më e rëndë se në 2015.
“Kam një fermë derrash, sot derrat i kam në magazinë. Punova tre katër ditë më parë duke marrë masa, por përmbytja është e madhe, niveli i ujit është shumë më i lartë se sa në 2015. Nuk e dimë se cfarë do të bëjmë. Kam frikë për fermën” tha ai.
Ndërkohë sa i përket Novoselës, zonat më problematike janë në Qarrë, ku uji ka marrë gjithçka që i ka dalë përpara. Ndërsa, në urën e Mifolit ndodhen rreth 350 banesa nën ujë, ndërsa ndërhyrja bëhet vetëm me helikopter. Zonat më problematike në Novoselë janë në Qarrë, ku uji ka marrë gjithçka që i ka dalë përpara. /AlpeNews.al/