Pas gjendjes emergjente qe eshte shpallur në Greqi si pasojë e zjarreve qe kane pushtuar vendin ka folur Ambasada shqiptare në Athinë.
Sipas saj se deri tani shqiptarët në Athinë janë të sigurt dhe nuk raportohet per asnje viktim.
Ambasada informon se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e komunitetit në zonat e goditura nga zjarri dhe autoritetet lokale.
Ndërsa zjarret rreth Athinës po vazhdojnë për të dytën ditë, bilanci deri më tani rezulton tepër tragjik. Mediat greke flasin për 50 te vdekur dhe mbi 150 persona te plagosur.


