9 muaj pasi në Kuvend u ndezën flakadanët e opozitës kundër zgjedhjes së Arta Markut në krye të prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurorja do të rikthehet në Kuvend. Për 60 minuta, kryeprokurorja Marku do të raportojë për gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2017 para deputetëve.
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, thuhet se:
“Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017 (pdf) ( neni 103, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Shprehet titullari i institucionit – deri në 60 minuta Shprehen komisionet: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare Pyetje Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë.”
Kalendari i punimeve të Kuvendit
Kryeprokurorja Arta Marku, u zgjodh në detyrë më 18 dhjetor 2017 vetëm me votat e mazhorancës, pas përfundimit të mandatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, sot nën hetim dhe me një vendodhje ende të paditur.


