Trupi i pajetë i një njeriu, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar, u gjet mbrëmë në qytetin e Ulqinit në Shengjergj. Sipas mediave malazeze, rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se trupi i përket ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia, por paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij më 27 maj, pasi ai humbi gjurmët mes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna, ndërsa ka dyshime se ka bashkëpunuar më trafikantët për lejimin e kalimit të sasive të mëdha të drogës.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic, ndërsa ka mbajtur edhe poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.