Ditën e sotme një 26-vjeçar është gjetur i vdekur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ai është Sokol Beqiraj, i cili jetonte në qytetin e Pogradecit bashkë me vajzën dhe bashkëshorten e tij dhe punonte si çoban në zonën ku u gjet i vdekur.
Policia është duke hetuar në dy pista, atë të aksidentit por edhe të vrasjes. Viktima ka shenja poshtë mjekrës dhe jo dëmtime që mund të shkaktohen nga një aksident.
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur shenja që të konfirmojnë se ngjarja ka qenë aksidentale.
AlpeNews.al ka siguruar FOTON e 26-vjeçarit që humbi jetën:
Përgatiti: AlpeNews.al