Gjendet pistoleta e krimit me të cilën u vra Agim Buci në Kamëz të mërkurën mbrëma.
Arma e krimit u gjet nga polumbarët në lumin e Tiranës, pas dëshmisë së njërit prej të ndaluarve që ka pranuar autorësinë e krimit.
Mësohet se janë dy të ndaluarit për këtë krim të rëndë, Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda.


