Një ngjarje e rëndë ka shokuar Kanadanë pasi një multimiliarder vendas dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto. Policia ende nuk ka arritur të zbardhë ngjarjen, pasi trupat e pajetë të Honey and Barry Sherman u gjetën në bodrumin e vilës së tyre luksoze.
Sipas mediave kanadeze, Sherman është themeluesi i gjigandit farmaceutik “Apotex” dhe konsiderohet si një prej personave më të pasur të vendit.
Lajmi ka prekur edhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau, i cili ka reaguar me një status në rrjetet sociale: “Sophie dhe unë jemi të pikëlluar nga lajmet për vdekjen e papritur të Barry dhe Honey Sherman. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tyre”.
Çifti kohët e fundit kishte vënë në shitje shtëpinë e tyre luksoze dhe trupat e tyre u gjetën pikërisht nga agjenti i pronave që kishte shkuar aty për të bërë vlerësimin e pronës, njoftoi “Toronto Globe and Mail”. Sipas revistës Forbes Sherman ka një pasuri neto prej 3.2 bilionë dollarësh dhe çifti la pas dy fëmijë.
Sipas dyshimeve të para të ngritura nga autoritetet vendase Sherman ishte përfshirë në një seri padish, si dhe një betejë dhjetëvjeçare me kushërinjtë që kërkonin kompensim për akuzat që i kishte prerë nga kompania.


